E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa takohet me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Çekisë

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Çeke, Gjeneral Lejtnant Vlastimil Picek, i cili prej dy ditësh po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Në veçanti, Oketa ka përcjellë falënderime për Qeverinë Çeke dhe Forcat e Armatosura, për mbështetjen e dhënë për integrimin e Shqipërisë në NATO. Me Forcat e Armatosura të Çekisë, Forcat e Armatosura Shqiptare kanë patur dhe vazhdojnë të kenë një bashkëpunim shumë të mirë, vlen të përmendet këtu misionin mjekësor në Afganistan. Mbështetja çeke për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ka qënë në shumë fusha dhe ky anëtarësim është një arritje madhore jo vetëm e shqiptarëve, por edhe në një kontekst më të gjerë. Hyrja e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë është një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Ballkan dhe Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon. Besoj se mbështetja çeke do të vijojë edhe për hapat tona drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ka theksuar ministri Oketa gjatë takimit. Lidhur me bashkëpunimin ushtarak për vitin 2009, Ministri Oketa dhe Gjenerali Picek u shprehën për forcimin e mëtejshëm të tij, si një faktor i rëndësishëm që lidhet jo vetëm me nevojat mes dy vendeve tona, por duke i shërbyer kështu edhe sigurisë e bashkëpunimit në rajon e  më gjer

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›