Topalli-Mesiç: Liberalizimi i vizave mes dy shteteve, brenda këtij viti

Topalli viziton Kroacinë, në prag të anëtarësimit të vendit në NATO
Në prag të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit. Gjatë këtyre vizitave, kreu i parlamentit shqiptar ka marrë sigurinë e liberalizimit të vizave midis dy vendeve brenda këtij viti. Çështja kryesore gjatë bisedimeve me krerët më të lartë të shtetit ka qenë integrimi i dy vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sfidat që i presin. Sipas kryetares së Kuvendit Topalli tashmë të dy vendet i ndan vetëm një muaj nga një ngjarje historike, e cila do ti japi siguri dhe garanci. Sot që ne flasim 18 vende anëtare të NATO-s kanë depozituar në Uashington instrumentet e ratifikimit. Në përmbyllje të depozitimit nga të gjitha vendet ne do të mbledhim menjëherë parlamentin për të bërë ratifikimin e protokollit të NATO-s të Kroacisë ndërkohë që ju e dini se në parlamentin e Shqipërisë kanë nisur procedurat për këto marrëveshje dhe po diskutohen në komisionet përkatëse, u shpreh Topalli. Bashkëpunimi i dy vendeve në fusha të ndryshme, kryesisht në ekonomi, ishte një tjetër çështje e prekur gjatë këtyre takimeve, ku palët u fokusuan kryesisht në sektorin e energjisë. Gjatë vizitës në Kroaci, Kryetarja e Kuvendit dhe dy bashkëkryetarët e komisionit ad-hoc për NATO, Ferdinand Xhaferri dhe Pandeli Majko janë takuar me presidentin kroat Stjepan Mesiç, i cili e vlerësoi këtë vizitë një nxitje konkrete e mëtejshme e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kreu i shteti kroat lajmëroi se brenda këtij viti do të heqim edhe regjimin e vizave mes dy vendeve dhe duhet të shfrytëzojmë çdo mjet komunikimi tokësor, ajror dhe detar për të afruar edhe më shumë dy popujt, por edhe për të rritur shkëmbimet tregtare. Sipas tij Shqipëria dhe Kroacia, janë orientuar qartazi drejt NATO-s dhe BE-së dhe interesi i përbashkët është që e gjithë Evropa Juglindore të jetë sa më shpejt pjesë e strukturave Euro-Atlantike. Duke u ndalur në bashkëpunimin në fushën ekonomike, Presidenti tha se nga ana e Kroacisë po punohet për përfundimin e autostradës Trans-Adriatike, që do të afrojë më shumë Evropës qendrore dhe atë Juglindore. Aty ku kalon autostrada aty është edhe zhvillimi i vendit. Ndërsa gjatë takimit që Topalli pati me homologun e saj kroat, Luka Bebiç, u vlerësua nga ky i fundit roli i parlamenteve në proceset integruese. "Parlamentet janë institucionet që përfaqësojnë drejtpërdrejtë popullin dhe kanë një dimension të gjerë politik. Po ashtu, edhe adaptimi i ligjeve me ato të BE-së, është një proces që kryhet në parlament dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë përvojën tonë në këtë drejtim", tha zoti Bebiç, i cili u shpreh i interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe me të gjitha vendet e rajonit. "Edhe shteti më i ri, Kosova, tashmë është bashkë me ne në proceset integruese dhe rajoni tashmë po përjeton një realitet të ri", tha ai. Dy homologët ndanë mendimin se tashmë, që anëtarësimi në NATO është çështje javësh, niveli i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe dy vendeve kalon në një tjetër nivel, duke shprehur kështu vullnetin reciprok për konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis të dy vendeve. Gjithashtu, gjatë vizitës së saj në Kroaci, Kryetarja e Kuvendit është takuar edhe me kryeministrin Ivo Sanader, që e cilësoi arritje historike për dy vendet samitin e ardhshëm të NATO-s. Është një moment kulmor në historinë tonë, Besoj se ne do të kapërcejmë së shpejti problemet e momentit dhe do të festojmë së bashku 60 vjetorin e NATO-s dhe anëtarësimin tonë me të drejta të plota në këtë aleancë. Pas kësaj arritjeje, do të jetë edhe më e lehtë rruga drejt Bashkimit Europian", tha Sanader. Kryeministri Sanader konfirmoi gjithashtu se Kroacia do të eliminojë vizat për lëvizjen me Shqipërinë brenda këtij viti. Kjo do të sillte sipas tij jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe intensifikimin e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbime tregtare. Topalli u takua edhe me ministrin e punëve të Jashtme, Gordan Jandrokovi