Vasili: Pse do të jetë e qëndrueshme dhe e suksesshme bashkëqeverisja PD-LSI
Numri 2 i LSI-së: “Integrimi i vendit, objektivi ynë madhor dhe i pakthyeshëm”. Vasili: “Objektivat për reformimin e sistemit shëndetësor”
Shaban Sulçe
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht ministër i ri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i quan qesharake dhe të paargumentuara zërat skeptikë dhe kritikues, sipas të cilave marrëveshja për bashkëqeverisjen midis Partisë Demokratike dhe LSI-së nuk do të funksionojë dhe nuk do të ketë qëndrueshmëri. Në një intervistë për gazetën “Albania” Vasili argumenton se bashkëqeverisja PD-LSI jo vetëm që do të jetë e qëndrueshme, por edhe e suksesshme. Sipas tij, një gjë të tillë e garanton fakti se është nënshkruar një marrëveshje transparente, programore dhe gjithëpërfshirëse, baza e së cilës është prioriteti madhor i integrimit të Shqipërisë. Për këtë Vasili vlerëson edhe angazhimin, eksperiencën dhe fuqinë politike të dy liderëve partiakë, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më tej, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka folur edhe në lidhje me vendimin e PS-së për bojkotimin e Kuvendit. Ai akuzoi kryetarin në detyrë, Edi Rama, se për interesat e tij personale po dëmton vetëm PS-në, pasi rruga e objektivave të integrimit është e pakthyeshme.
Zoti Vasili, tashmë keni filluar detyrën tuaj si ministër i Shëndetësisë, një nga fushat ku kryeministri Berisha pranoi se kishte pasur dobësi në mandatin e parë qeverisës, ndërkohë që nga ana tjetër, ai ka shprehur bindjen për një sukses të padiskutueshëm të kësaj ministrie falë drejtimit tuaj. Cili është projekti juaj për Ministrinë e Shëndetësisë, cilat janë prioritetet dhe çfarë synoni të arrini në drejtimin e kësaj ministrie?
Zbatimi i reformave me konsekuencë dhe shndërrimi i shëndetësisë në një shërbim miqësor për qytetarët janë dy shinat ku do të ecë veprimi ynë në shëndetësi. Deklarimet publike të kryeministrit Berisha janë një mbështetje politike e plotë për të transformuar pozitivisht sistemin shëndetësor. Përmirësimi i sistemit rregullator në shëndetësi, përforcimi i shëndetit parësor, që i qëndron gjithmonë e më pranë qytetarëve, si dhe rajonalizimi i spitaleve në mënyrë reale për ta ofruar ndihmën mjekësore gjithnjë e më pranë pacienteve, janë, pa dyshim, objektiva të pandryshuara tonat. Fuqizimi i vazhdueshëm i sistemit të sigurimeve shëndetësore është një objektiv i rëndësishëm gjithashtu. Dhënia e një stimuli dhe motivimi të ri shëndetit publik si një hallkë kyçe e sistemit shëndetësor do të jetë një sfidë prioritare, ashtu si dhe edukimi dhe promocioni shëndetësor si një dimension jo i zhvilluar sa duhet, por mjaft i domosdoshëm.
Të flasim pak për aktualitetin politik. Shumë nga zërat skeptikë, por edhe kundërshtarë tuaj, shprehin rezerva për vazhdimin e funksionimit të koalicionit qeveritar, për të cilin thonë se nuk do të jetë i qëndrueshëm. Ju a mendoni se do mirëfunksionojë ky koalicion dhe ku e bazoni një besim të tillë?
Kam dëgjuar edhe unë zëra të tillë, të cilët, me thënë të vërtetën, nuk ma kanë intriguar vëmendjen sepse dimensioni i argumentimit të tyre nuk ka qenë në asnjë rast parimor, por thjesht dhe vetëm i nivelit të disa fallxhorëve që parashikojnë ca sherre, ca zënka, ca inate etj., etj., pa u ngritur dot as në nivelin e ulët të ndonjë lloj argumentimi politik. Vendosja e një prioriteti programor madhor si integrimi, negocimi dhe miratimi i një marrëveshjeje koalicioni programore dhe gjithëpërfshirëse të programeve të të dyja partive dhe marrja e përgjegjësive politike bazuar mbi një marrëveshje transparente dhe pa komplekse kanë shtruar rrugën e një koalicioni funksionues përkundrejt praktikave të mëparshme krejt të ndryshme për formimin e koalicioneve. Kështu që të gjitha hamendjet subjektive negativiste nuk kanë sot asnjë argument të qenësishëm që t’i mbështesë ato, përveçse një dëshire negativiste që shpesh rrjedh nga varësia e njëanshme e atyre që i artikulojnë këto dyshime. Prania e dy liderëve politikë me një fuqi të njohur politike, brenda dhe jashtë vendit, është një premisë mjaft e rëndësishme që kjo përvojë e tyre është plotësisht e mjaftueshme për të garantuar mbarëvajtjen dhe normalitetin e funksionimit të koalicionit.
Çfarë mund të na thoni rreth objektivit të përbashkët të LSI-së dhe PD-së për zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe për zgjedhjen e presidentit. Si do të rakordohen këto objektiva dhe cili është interesi i të dyja palëve në këtë drejtim?
Mendoj se fryma mbi të cilën u ngrit marrëveshja qeverisëse do të jetë e njëjtë si në raportet politike, ashtu edhe ato të përfaqësimit edhe për të ndërtuar marrëveshjen për konkurrimin në pushtetin lokal. Kështu që nuk ka asnjë vështirësi për këtë. Çështja e presidentit është mjaft shpejt për t’u diskutuar si kohë, ndërsa si objektiv politik në kohën e duhur, kur ajo të shtrohet për zgjidhje, do të ketë zgjidhjen e duhur po me të njëjtën frymë konsensusi mes PD-së dhe LSI-së si deri tani.
Çfarë mund të na thoni në lidhje me vendimin e PS-së për bojkotin e Kuvendit. Cilat do të ishin pasojat për integrimin e vendit në rast se ky bojkot do të vijojë?
Natyrshëm, kjo strategji dëmton vetëm PS-në, ndërsa rruga e objektivave të integrimit është e pakthyeshme dhe e pandalshme nga kjo strategji e vjetruar bojkotuese obstruksioniste, e cila më shumë se nga kushdo është stigmatizuar nga vetë Rama deri para 28 qershorit. Duket qartë se ky individ ka standarde që kanë lidhje vetëm me interesin e tij, i cili kur cenohet rrëzon të gjitha ato që ai vetë i thotë një ditë më parë. Mendoj se është një qëndrim politik i motivuar vetëm për interesat e karrierës së Ramës, nuk ka asnjë motiv tjetër dhe i gjithë zhvillimi i ngjarjeve e ka provuar gjerësisht këtë. Kuptohet se veçanërisht pas raporteve të ndërkombëtarëve për zgjedhjet, kjo strategji e bojkotit bëhet aq më shumë qesharake dhe sigurisht thirrjet për qëndresë imagjinare, ndërkohë që i gjithë procesi është certifikuar nga komisionerët socialistë të të gjitha niveleve, ngjall edhe brenda PS-së një frymë dyshimi shumë të egër që i bën dëm vetë asaj.
Si e shikoni riorganizimin e së majtës? Është folur për krijimin e një federate, ku janë ftuar të marrin pjesë edhe disa ish-anëtarë të Kryesisë së LSI-së. Cili është komenti juaj?
Jam tërësisht indiferent ndaj iniciativave të tilla qesharake.
22 Shtator 2009