BERZH blen 12% te Union Bank
Sistemi bankar shqiptar vazhdon te jete atraktiv per investitoret e huaj dhe institucionet e medha financiare nderkombetare. Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) ka paraqitur keto dite ne Banken e Shqiperise, kerkesen per marrjen e miratimit paraprak per zoterimin e 12.5% te aksioneve te Bankes Union sh.a, nje nga bankat me kapital vendas. Burime nga Banka e Shqiperise njoftuan dje se kerkesa eshte mbeshtetur ne ligjin “Per bankat ne Republiken e Shqiperise” dhe ne rregulloren “Per dhenien e licences per te ushtruar veprimtari bankare ne Republiken e Shqiperise”. Sipas BSH-se, Asambleja e Jashtezakonshme e Aksionereve te Bankes Union sh.a, mbledhur me date 18 prill 2008, ka miratuar nenshkrimin e 157143 aksioneve te reja, me vlere nominale 10 euro dhe me nje cmim total prej 3000000 eurosh nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim. Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, nepermjet kesaj kontrate, do te fitoje pronesine e 12.5 per qind te kapitalit aksioner te Bankes Union sh.a. Ky investim, i cili do te realizohet ne kuader te projektit “Programi italian, Fonde per Sipermarrjet Lokale te Ballkanit Perendimor”, ka per qellim mbeshtetjen e metejshme te veprimtarise se kredidhenies se Bankes Union.