E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili denoncon bashkinë

Tiranë - Drejtuesit e Bashkisë duke abuzuar me paratë e qytetarëve nxjerrin punonjësit të mbulojnë gropat me zift në mes të shiut të dendur, duke treguar se veprimet e tyre janë thjesht fasadë dhe demagogji. Kështu ka deklaruar për media Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili. Teksa ka denoncuar skandalin në fjalë, ai u shpreh se mbulimi i këtyre gropave të vogla me zift, nuk e mbulon dot atë gropë të madhe që ka krijuar Bashkia e Tiranës nga shpërdorimi i buxhetit të qytetarëve.
Menjëherë pas takimit të LSI me mijëra qytetarë të Tiranës, anëtarë dhe simpatizantë të saj, ku drejtuesit e LSI-së kanë kërkuar transparencë dhe ndershmëri nga Bashkia e Tiranës për menaxhimin e fondeve të buxhetit për qytetarët, drejtuesit e Bashkisë së Tiranës nxorën mbrëmë në orët e vona, mes një shiu të dendur punonjësit, duke u përpjekur të mbulojnë me zift gropat e shumta të ndodhura në Sheshin "Skënderbej", vijoi Vasili.

Vasili u shpreh se është për të ardhur keq që, ky institucion i qytetarëve të kryeqytetit, vazhdon ende të abuzojë me paratë e taksa-paguesve të Tiranës. Sipas tij, ky është një rast flagrant dhe i dënueshëm, sepse mbulimi i këtyre gropave të vogla me zift, nuk e mbulon dot atë gropë të madhe që ka krijuar Bashkia e Tiranës nga shpërdorimi i buxhetit të qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›