E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: “Stop” duhanit në spitale, masa për pacientët

TIRANE- Të gjithë pacientët që do të kapen duke pirë duhan apo pije alkolike teksa janë duke u kuruar nuk do të vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor dhe do të nxirren nga spitali. Ky është urdhëri më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të reformimit të këtij sistemi. Gjatë një tryeze të rrumbullakët për hartimin e kartës së të drejtave të pacientit, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka paralajmëruar këtë kategori pacientësh se do tu ndërpritet trajtimi në rast se konsumojnë alkool dhe pijnë duhan në dhomat e spitalit.

“Në rast se në spitalet tona një pacient i shtruar, do të verifikohet që është konsumator i duhanit dhe alkoolit në kohën që ai është i shtruar në spital, ky pacient nuk do të vazhdojë të trajtohet në spital. ”
Gjatë këtij takimi, ministri Vasili i ka garantuar pacientët se do t'u respektohen të drejtat e tyre në raport me sistemin shëndetësor tashmë edhe me ligj. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›