E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen- Kalimash, ja prova e shembjes në tunel

TIRANE- Në tunelin e Thirrës, pjesë e autostradës Rrëshen- Kalimash ka ndodhur shembje masive të dheut. Lajmi i cili para pak ditësh u konfirmua nga dëshmitë e punëtorëve që punojnë në këtë tunel tani është i dukshëm dhe nga nga pamjet filmike.

Ekskluzivisht tv NEWS24 ofron pamje ku duket qartë se shembja e masiv të dheut në kilometrin e dytë të tunelit.

Tuneli i Thirrës, është i bllokuar prej disa javësh pas një urdhri nga Ministria e Transportit dhe Punëve Publike.

Korrespondeti i NEWS 24 citon sipërmarrësit të jenë shprehur se shembjet kanë ndodhur për shkak të përshpejtimit të punimeve për përurimin e tij.

Tuneli Thirrë-Kalimash u përurua nga kryeministri Sali Berisha pak ditë para votimit për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Që nga ajo ditë, tuneli, pjesë e rrugës që lidh dhe shkurton distancën Shqipëri-Kosovë është mbyllur dhe rihapur disa herë për shkak të rikonstruksionit të pjesëve që shemben vazhdimisht.
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›