E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia braktis takimin e CEFTA-as në Tiranë

Takimi i CEFTA-s në Tiranë

Delegacioni i Serbisë ka braktisur takimin vendeve anëtare të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në vendet e Evropës Juglindore. Shkak është bërë pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës. Sot po zhvillohet dita e dytë e seminarit me drejtues të programeve për zhvillimin e politikave tregtare nga vendet e rajonit nisën të cilët po diskutojnë për programin e ri për vitet 2012 2015.

Serbia ka bojkotuar dhe mbledhjen e vitit 20011 të CEFTA-s, të cilat janë zhvilluar në Kosovë. Për vitin 2012, Shqipëria është kryesuese e presidencës së CEFTA-s. Vende anëtare të CEFTA-s janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova, e cila në bazë të marrëveshjeve të fundit përfaqësohet me fusnotë.

Vetëm pesë ditë më parë, Shqipëria refuzoi të nënshkruaj deklaratën e përbashkët në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit mes vendet të Evropës Juglindore (SEECP) për shkak se Kosova nuk u referua në përputhje me qëndrimin e BE-së. Për këtë shkak Samiti u mbyll pa deklaratë të përbashkët. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›