E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vathët e Diegos, te një zonjë për 25 mijë euro

Maradona

Një zonjë i ka blerë për 25 mijë euro vathët e Diego Armando Maradonës, të sekuestruara nga “Guardia di Finanza”. Gruaja nuk ka dashur të thotë as emrin dhe as qytetin nga vjen, është zhdukur me shpejtësi, e mbrojtur nga një badigard, i cili i ka hapur rrugën mes gazetarëve dhe operatorëve, të cilët kishin pushtuar hotelin në Bolzano. Ajo ka thënë vetëm se “jam shumë e kënaqur për rezultatin e ankandit”. Ka triumfuar ndaj një konkurrenti tjetër që përfaqësonte një shoqëri telefonike. Nga fituesja nuk dihet në është tifoze e Maradonës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›