E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikan, një grua rrëzon Papën para kremtimit të meshës së Krishtlindjeve

Një grua ka kapërcyer barrikadat gjatë fillimit të meshës së Krishtlindjeve në kishën e Shën Pjetrit ditën e enjte në Vatikan, dhe ka rrëzuar përtokë Papa Benediktin e XVI. Pamjet televizive treguan gruan e veshur me të kuqe, duke kërcyer mbi barrikadën e vendosur dhe duke u hedhur sipër Papës, i cili u rrëzua në dyshemenë e mermertë.
Zëdhënësi i Vatikanit Atë Federiko Lombardi tha se gruaja, që ai e përshkroi si "të paqëndrueshme", ishte i njëjti person që u përpoq të kalonte barrikadën për të qënë afër papës në meshën së Krishtlindjeve të vitit të kaluar.
Papa, i veshur me rroba ngjyrë ari dhe të bardha, u ndihmua nga forcat e sigurisë dhe pas disa sekonda vazhdoi procesionin për festën e Krishtlindjeve.
Kardinali francez 87 vjeçar Roger Etchegaray, i cili kohët e fundit ka qënë dobët me shëndet, ra në dysheme dhe duke e larguar më pas me një karrocë. Etchegaray u shtrua në spital pasi theu njërën këmbë, tha Lombardi.
Gruaja u arrestua për t'u marrë në pyetje nga policia sigurimit në Vatikan, e cila nuk u identifikua menjëherë.
Incidenti i Papa Benediktit XVI habiti peshkopët dhe rojet e sigurisë në Vatikan. Papa i'u drejtua botës për të pestën herë me meshën e Krishtlindjeve që kur u zgjodh në vitin 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›