Interi nuk është i vjetër

Wesley Sneijder nuk mendon se Interi ka skuadër shumë të vjetër dhe beson se do të kthehen në krye në Itali dhe Evropë.
Nerazzurrët fituan Scudetton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë më 2010 por aktualisht janë në pozitë të vështirë në Serie A ku gjenden në vendin e 17-të me vetëm tetë pikë.
“Dy vite më parë kishim një skuadër me shumë futbollist të ‘vjetër’ e që fitoi gjithçka” tha Sneijder për Sky Sport Italia. “Për momentin jemi duke kaluar një periudhë të vështirë por kam besim te ky ekip, do të kthehemi sërish në krye” përfundoi holandezi.