Vatikani nuk e njeh Kosovën për shkak të kishës serbe
Kardinali i Kishës Katolike Romake dhe anëtari i Këshillit Papal, ëalter Kasper, është shprehur se Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të respektit ndaj Kishës pravosllave serbe.
"Ne, e dimë se Kosova është plagë e rëndë dhe dhimbje për të gjithë ata që i kanë përjetuar vitet e represionit ushtarak serb. Po ashtu e dimë se ajo është djep dhe qendër e pravosllavizmit serb në Kosovë. Ne e kuptojmë këtë dhe duam të kemi respekt ndaj këtij fakti", ka thënë Kasper në një intervistë për agjencinë Kathpress.
Në deklaratën e tij kardinali gjerman ka folur edhe për mbrojtjen e objekteve të kultit që janë të ndërtuara brënda territorit të Kosovës. Sipas agjencisë Kathpress,
kardinali gjerman ka thënë se Vatikani angazhohet për mbrojtjen e përmendoreve pravosllave, manastireve dhe kishave në Kosovë dhe është shumë i shqetësuar për shkak të "brutalitetit të caktuar kulturor". Kjo është hera e parë që një kardinal dhe një zyrtar i lartë i shtetit të Vatikanit jep arsyet e mosnjohjes së shtetit më të ri të Kosovës. Deklarata e kardinalit Walter Kasper, pritet që të shkaktojë kritika dhe kundërshti të ashpra në opinionin publik kosovar.