Vatikani po zbaton planin e detajuar të Papës

06/04/2005 Fshehtësia e procesit të votimit e bën atë një prej proceseve më të paparashikueshëm të këtij lloji në botë. Në 1978, kardinalët zgjodhën Karol Vojtilën, një njeri shumë pak i njohur jashtë vendit të tij, Polonisë. Konklava 2005 është tërësisht e hapur. Edhe një herë, bota mund të befasohet nga identiteti i njeriut që do të veshë rrobat e bardha
Vatikani është duke zbatuar aktualisht një plan, i cili është hartuar deri në detajet më të hollësishme nga Gjon Pali II, plot nëntë vite përpara vdekjes së tij. Në të parashtrohen organizimi i funeralit si dhe konklavën pas tij – ose takimin e fshehtë të kardinalëve, që do të zhvillohet këtë muaj për të zgjedhur pasardhësin e tij.
Dokumenti me 13 mijë fjalë përcakton gjithashtu mënyrën se si do të udhëhiqet Kisha gjatë tre apo katër javëve të ardhshme. Vdekja e Papës është një sinjal për të gjithë kardinalët nga e gjithë bota që të përgatiten dhe të nisen për në Romë. Si “Princër të Kishës”, funksioni i tyre më i rëndësishëm është zgjedhja e Papës. Sapo mbërrijnë në Romë, ata bashkohen me kardinalët që banojnë në Vatikan, për të zhvilluar takime të përditshme në funksion të organizimit dhe zhvillimit pa pengesa të aktiviteteve.
Operacion logjistik
Lur vdes një Papë, praktikisht të gjithë zyrtarët më të lartë të Vatikanit humbasin vendin e punës. I takon Papës së ri që të vendosë nëse do t’i riemërojë ata, apo do t’i zëvendësojë. Puna e përditshme në Vatikan do të vazhdojë, por kardinalët nuk janë të lejuar të marrin fuqitë e Papës, apo të ndryshojnë ndonjë prej rregullave të fiksuara prej tij përpara se të vdiste.
Duke patur parasysh numrin e madh të udhëheqësve botërorë, që do të dëshirojnë të marrin pjesë në funeralin e së premtes, si dhe të gjithë pelegrinët që janë drejtuar për në Romë, ky është një operacion madhor logjistik.
Siguria për një ngjarje të këtyre përmasave është një makth i vërtetë. Tashmë, afro 200 agjentë sigurie janë në veprim dhe në detyrë përreth Sheshit të Shën Pjetrit, duke kontrolluar pelegrinët.
Mijëra policë dhe mjekë do të jenë në gatishmëri të lartë gjatë ditëve të ardhshme. “Na nevojiten shumë njerëz në terren, sepse presim të mbërrijnë më shumë se 2 milionë pelegrinë”, thotë Pierluixhi Tashioti, drejtor i shërbimeve të urgjencës në Romë.
Një ekip prej 120 vullnetarësh, që thirret kryesisht gjatë fatkeqësive natyrore është në gatishmëri për fluksin e të ardhurve. “Edhe kjo është një urgjencë”, thotë Antonio Mkorigi. “Eshtë një situatë e paparashikueshme, por ne jemi të përgatitur”. Papa Gjon Pali II kishte vendosur që konklava për të zgjedhur pasardhësin e tij nuk duhej të mblidhej deri 15 ditë, pasi ai të ndërronte jetë. Por ajo nuk mund të vonohet më shumë se 20 ditë.
Betimi i fshehtësisë
Shambellani është njeriu që do të mbikëqyrë përgatitjet për konklavën. Kardinalët do të duhet të betohen për të ruajtur sekretin – mbi një Bibël – për të garantuar se nuk do të zbulojnë asgjë në lidhje me zgjedhjen. Sapo nis votimi, ata mbyllen dhe shkëputen tërësisht nga bota, derisa të marrin një vendim.
Atyre u ndalohet të komunikojnë me letra apo telefon, kështu që nuk mund ta marrin telefona celularë në konklavë. Gjithashtu, atyre u ndalohet të shohin TV, dëgjojnë radio apo lexojnë gazeta.
E ndërkohë që rregullat nuk e përmendin internetin, duhet pranuar se nuk do të jenë në gjendje ta përdorin atë apo e-mailet. Për herë të parë, në këtë konklavë, kardinalët do të kenë kushte hotelerike moderne brenda Vatikanit. Çdo papë ka të drejtë të rishkruajë rregullat për zgjedhjen, dhe Papa Gjon Pali II shtoi një fjalë për të shmangur çdo rrugë pa krye.
Fillimisht, një kardinal duhej të merrte dy të tretat e votave për t’u zgjedhur. Por, pas afro 30 palë zgjedhjesh, tashmë ka një opsion për të vendosur me mazhorancë të thjeshtë. Kështuqë, ajo mund të përfundojë si një garë mes dy kardinalëve që kanë më shumë vota.
Ashtu si Vatikani, edhe media ka kaluar vite të tërë duke u përgatitur për këtë ditë. Mijëra gazetarë janë mbledhur në Romë dhe televizionet kanë derdhur para për të përftuar pozicione të përshtatshme nga tarracat që kanë pamje të mirë të Vatikanit.
Fshehtësia e procesit të votimit e bën atë një prej proceseve më të paparashikueshëm të këtij lloji në botë. Në 1978, kardinalët zgjodhën Karol Vojtilën, një njeri shumë pak i njohur jashtë vendit të tij, Polonisë. Konklava 2005 është tërësisht e hapur. Edhe një herë, bota mund të befasohet nga identiteti i njeriut që do të veshë rrobat e bardha.
Nuk është e lehtë të gjendet një kandidat i kompletuar sa Papa Gjon Pali
Zëvendësimi, sa i vështirë!
Ekspertët thonë se zgjedhja e Papës së ri do të përfshijë një listë të gjatë kandidatësh dhe rrallë zgjidhen pretendentë kryesorë. Ndër çështjet që papa i ri duhet të trajtojë janë: përhapja e islamit dhe nëse priftërinjtë duhet të lejohen të martohen - detyra këto mjaft të vështira, por ndoshta jo më të vështira se arritja e standardeve të vëna nga Papa Gjon Pali i Dytë
Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Asnjë amerikan nuk është pretendent, por ka një listë të gjatë kandidatësh nga e mbarë bota. Në ditët që vijnë, 117 kardinalë do të votojnë për Papën e ri. Më shumë kandidatë janë prej Evropës, por se kush do të jetë udhëheqësi i ri i Kishës Katolike, mbetet çështje e hapur. Detyrë tepër e vështirë për kardinalët e Kishës Katolike! Vdekja e Papës Gjon Pali u ka lënë detyrën e vështirë të zëvendësimit të një figure të madhe. “Zbulimi i një person me aq talente si Karol Vojtila duket mjaft i vështirë tani për tani”, thotë kardinali James Francis Stafford.
Wilton Win, ekspert për çështje të Papatit, nuk mendon se mund të gjendet një kandidat i ri si kreu i kishës, i cili të jetë aq i kompletuar sa Papa Gjon Pali II. Të paktën, ai duhet të përpiqet të jetë i ndryshëm. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme të papëve, tani nuk ka një figurë që të dallohet mbi të tjerët. Prej 26 vjetësh e gjysmë nuk është zgjedhur asnjë papë dhe asnjë kardinal nuk trashëgon ndikim nga zgjedhjet e kaluara. Ndërmjet kandidatëve të shumtë përmendet Dionigi Tettamanzi. Ky kardinal nga Gjenova do ta rikthente papatin nën drejitmin e një italiani. Një italian tjetër - Angelo Cardinal Scola, nga Venecia - shihet si person që mund të zgjidhet.
Po a ekziston mundësia e një pape zezak? Kardinali nigerian, Francis Arinze, konsiderohet si kandidat. Arinze ka qenë mik i ngushtë i Papës Gjon Pali II dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin e dialogut të Vatikanit me myslimanët, budistët dhe me grupet hindu.
Ekspertët thonë se zgjedhja e papës së ri do të përfshijë një listë të gjatë kandidatësh dhe rrallë zgjidhen pretendentë kryesorë. Ndër çështjet që papa i ri duhet të trajtojë janë: përhapja e islamit dhe nëse priftërinjtë duhet të lejohen të martohen - detyra këto mjaft të vështira, por ndoshta jo më të vështira se arritja e standardeve të vëna nga Papa Gjon Pali i Dytë.