Shkatërrimi i varreve,një fëmijë gjen fotot

06/04/2005 Familjarët e të varrosurve janë lajmëruar se janë gjetur “papritur” disa foto
DURRËS - Punonjësit e sektorit të mirëmbajtjes së varrezave, në Durrës, kanë gjetur disa nga fotografitë e hequra qëllimisht në varret e të ndjerëve. Pas denoncimit të dhunës së ushtruar në varreza, ku janë vërejtur dëmtime të qëllimshme të pllakave prej mermeri, dëmtime të fotografive në porcelan dhe thyerjes së tyre, drejtuesit e bashkisë kanë kërkuar nga drejtuesit e këtij sektori të ndjekin me përgjegjësi të gjitha ankesat e depozituara. Ndërsa përgjegjësi i këtij sektori është paralajmëruar për pushim nga puna, punonjësit, që kujdesen për mirëmbajtjen, kanë mundur të
gjejnë disa nga fotografitë, të cilat janë hequr kohë më parë.
Rasti
Qytetari Nikollë Felahi, i cili ka denoncuar rastin e dëmtimit të varrit të të birit, ka thënë se dy ditë më parë fotografia e djalit të tij është vendosur në vendin e vet. Ai ka pohuar se ishte vënë në dijeni nga një fëmijë i një punonjësi të sektorit të mirëmbajtjes së varrezave, ndërkohë që nuk i është bërë e ditur se kush ishte personi që kishte vënë dorë te varrezat. Në kohën që të afërmit e të vdekurve kanë konstatuar dëmtimet e qëllimshëm të varreve, ata kanë denoncuar publikisht punonjësit e sektorit të mirëmbajtjes së varrezave. Megjithëse denoncimet e tyre janë cilësuar emocionale, vetëm një javë më pas është vërtetuar se gjithçka ka ndodhur me dijeni të punonjësve.
Denoncimet
Denoncimi, për dëmtimin e varreve, ka ardhur disa ditë më parë nga të afërm të të varrosurve, të cilët fajësojnë për këtë firmat apo edhe punishtet e prodhimit të qivureve, me qëllim që atyre t’ju shtohet puna, kundrejt nevojës për riparimin e varreve. Varrezat e vjetra në Durrës janë bërë objekt i dhunës së ushtruar nga persona të ndryshëm kanë denoncuar qytetarët durrsakë, pasi kanë konstatuar se dikush kishte “vënë dorë” mbi varret e të afërmve të tyre. Nga ana tjetër, familjarët kanë denoncuar edhe ndërmarrjen e posaçme për mirëmbajtjen e varrezave, e cila, sipas tyre, është sjëllë me indiferentizëm përballë rasteve të përsëritura. Familjarë të të varrosurve të këtij qyteti kanë dëshmuar se rastet e dëmtimit të pllakave, fotografive, luleve e vazove të varreve janë të shumta. Por, te varrezat e vjetra ka mjaft varre të tjera, që krahas dëmitimit të vazove, luleve, fotografive apo pllakës, vërehet edhe dhuna e ushtruar në qivure, duke i dëmtuar plotësisht ato. Qytetarët durrsakë patën kërkuar ndihmën e ndërmarrjes së shërbimit komunal, të cilët, edhe pse të njoftuar disa herë për rastet e përsëritura, nuk kanë mundur të frenojnë këtë fenomen. Familjarët e të vdekurve kanë bërë edhe denoncime në polici, ndërsa janë shprehur se detyrohen të ruajnë vet varret e të afërmve të tyre.
Tejmbushja e varrezave
Varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit janë plot e përplot. Ky nuk është një problem i ri. Tejmbushja e sipërfaqes së zënë me varre, bëri që Bashkia e Durrësit të caktojë në vitin 2003 një vend tjetër në një sipërfaqe prej 50 ha, rreth 2 km larg varrezave të vjetra, në vazhdim të kodrave ku shtrihet lagjja nr.15 e qytetit. Por, megjithatë, ende në varrezat e vjetra vazhdojnë të varrosen edhe sot e kësaj dite qytetarë të Durrësit. Në një pjesë të tyre vërehet se prindërit, pasi kanë humbur fëmijët e tyre në mënyrë tragjike, kanë zënë vend pranë tyre ende pa vdekur, duke lënë amanet të prehen pranë të dashurve. Ajo që bie në sy te varrezat e vjetra është fakti se tashmë të gjitha rrugicat, por edhe kanalet kulluese janë bllokuar. Janë dhjetëra varre të hapura vitet e fundit, pikërisht në kanal e rrugica, duke bllokuar jo vetëm kalimin e vizitorëve për homazhe, por edhe kullimin dhe higjienën.