E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më shumë nisma e reformat për integrimin në NATO e BE”

06/04/2005  Ministrat e Jashtëm takim në Durrës

DURRËS - Është zhvilluar në qytetin e Durrësit takimi jozyrtarë me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë, Serbi & Mali i Zi, Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedonisë me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Jochka Fischer. Qëllimi i këtij takimi mes ministrave të këtyre shteteve ka qenë përpjekjet diplomatike në kuadër të integrimit të tyre në strukturat e NATO-s dhe hapat konkret që po bëhen në kuadër të përfshirjes së rajonit tonë në Bashkimin Evropian. Ministri jonë i Jashtëm, Kastriot Islami, i

cili hapi takimin, tha se “në kuadër të perspektivës sonë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike shtimi i reformave integruese, zbatimi dhe instalimi i vlerave të demokracisë në vend si dhe forcimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal po krijojnë një fazë cilësore që na afron më tepër me BE dhe NATO”.

Fjala e ministrave të vendeve të rajonit tonë është përqëndruar në nismat diplomatike dhe hapat konkrete që kanë ndërmarrë qeveritë respektive për të përshpejtuar reformat e kërkuara, për t’u bërë pjesë e strukturave ushtarake të NATO-s dhe përmbushjes së kuadrit për të fituar statusin e anëtarit të ardhshëm në familjen evropiane. Ministrat e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në takim kanë ndarë të njëjtin qëndrim dhe pikëpamje, duke theksuar se bashkëpunimi në kuadër të Kartës së Adriatikut nxit reformat në këtë kuadër. Në takim u diskutuan dhe shkëmbyen mendime me ministrin gjerman, Fisher, lidhur me atë se çfarë duhet të bëjnë këto vende për anëtarësim sa më të shpejtë. Fisher ka folur për realitetet ekonomike, politike dhe shoqërore, si dhe mbi sfidat që i presin vendet e Ballkanit. Në fjalën e tij, Fisher është ndalur te detyrimet që rrjedhin për frocimin e sugurisë dhe stabilitetit në rajon, duke u shprehur se çdonjëra prej tyre do të inkurajohet në hapat që do të ndërmerren. Në takim foli edhe Kolina Grabar-Kitarovic, ministre e Jashtme e Kroacisë, vendit që pritet të nisë bisedimet për anëtarësimin në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›