Komuniteti, pjesë e vendimmarrjes për fatin e zonës

06/04/2005 Banka Botërore projekt për turizmin në Sarandë
SARANDË - Një projekt i ri e përfshin bregdetin jugor të Shqipërisë nën kujdesin e veçantë të Bankës Botërore. Hapësira bregdetare, nga Orikumi deri në Kepin e Stillos në Sarandë, është pjesë e këtij plani të ri zhvillimi. Ai është hartuar nga specialistë të Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare si propozuese e tij. Synimi tij është zhvillimi dhe evidentimi i vlerave natyrore, bregdetare, turistike dhe ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme në zonën e përfshirë ngë ky plan zhvillimi. Një nga objektivat e tij është ndërtimi dhe adoptimi i një koncepti të ri për planifikimin dhe zhvillimin e zonave bregdetare.
Ky plan zhvillimi është paraqitur dje në mbrëmje, në një takim të hartuesve të tij me faktorë të pushtetit lokal nga Saranda, Himara, Konispoli dhe komuna, të cilat preken nga iniciativa e lartëpërmendur. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e bashkisë Sarandë.
Në një intervistë për gazetën “Metropol“, Glafkos Constadinidhis, ekonomist, nga Qipro, një nga hartuesit, tregoi hapat e parë të projektit. Ai vuri theksin se Shqipëria është një vënd që po zhvillohet shumë shpejt dhe një nga fushat që është prekur më shumë nga ky zhvillim ekonomik dhe social është turizmi. Pavarësisht nga idetë e paraqitura, vë në dukje ai, do të kërkohet herëpashere mendimi i komunitetit, që është më afër zhvilimit të iniciativave për ndryshim.
Çfarë do të bëhet me zonat ku ka probleme me pronësinë, kam këtu parasysh gjirin turistik të Kakomesë?
Ne duam që të kemi një sukses të shpejtë në planin tonë dhe të mos ketë të pakënaqur. Jemi duke punuar me 8 ekspertë ndërkombëtar, tre ekspertë nga qeveria shqiptare dhe disa nga pushteti vendor, me të cilët po trajtojmë problemet e pronësisë dhe natyrave të tjera të ngjashme me këtë. Po kërkojmë mbështetje edhe të organizmave të tjerë për këtë gjë, dhe shpresojmë se është një problem i zgjidhshëm. Ne nuk kufizojmë askënd të jetë pjesë e punës tonë në bazë të legjislacionit shqiptar dhe kushteve të njohura për raste të tilla. Nuk kërkojmë agresivitet, ne jemi një grup teknik dhe ekspertësh që po studiojmë, ne nuk ndërtojmë, faza e ndërtimit nis për 6 muaj, kohë në të cilën përfundon dhe puna e planzhvillimit të Bankës Botërore.
Si e vlerëson procesin e pjesëmarrjes së pushtetit lokal në zbatimin e planit të paraqitur?
Procesi i pjesëmarrjes në Shqipëri është pak i komplikuar, duke filluar me influencën e qeverisë, prefekturës së Vlorës në rastin konkret, dhe më pas renditet pushteti lokal, i cili preket i pari nga iniciativa jonë. Aktualisht Evropa dhe shtete të tjera po aplikon një mënyrë të re në këtë drejtim, që do të thotë se pushteti lokal duhet të ketë fjalën e parë në hartimin dhe studimin e planeve që pasqyrojnë dhe sjellin ndryshim në zonat e tyre. Dua të them që pushteti që ndodhet më pranë njerëzve, ku zbatohet një planzhvillimi, qoftë ky lokal apo qendror, në shumicën e rasteve është lokal, duhet të jetë prioritar. S’dua të bëhem ekspert për këtë fushë, por dua të them se do pak kohë që fuqia e pushtetit të vijë nga lart poshtë.