Gjermanët të parët, mbërrijnë 300 turistë priten 400 të tjerë

06/04/2005 Çelet sezoni turistik në Durrës
DURRËS - Megjithëse do të duhet edhe më shumë se dy muaj për të zyrtarizuar hapjen e sezonit turistik në Durrës, prej një jave qyteti bregdetar është vizituar nga të huajt. Janë turistët gjermanë, ata që kanë zgjedhur në udhëtimin e tyre të gjatë qytetin antik të Durrësit, në kuadër të njohjes nga afër të kushteve që afrojnë disa vende për turizëm bregdetar, historik, kulturor e arkeologjik. Në mesin e javës tjetër kanë qenë 400 vizitorë gjermanë, ata që kanë nxitur grupet e tjera të udhëtojnë drejt vendit tonë dhe pikërisht mbresat e përjetimet e bukurisë së bregdetit të Durrësit kanë shtyrë edhe grupin e dytë të vizitojë këtë qytet. Turistët kanë udhëtuar në rrugë detare të akomoduar në tragetin e madh të agjensisë turistike “Delfin”, që është edhe agjencia turistike e organizimit të udhëtimit. Gjermanët janë nisur nga Venecia dhe në shtatë ditë të udhëtimit ata do të vizitojnë Dubrovnikun, Durrësin, Korfuzin, ishujt e Pireut. Në turin e dytë kanë qenë 300 turistë gjermanë, duke arritur në 700 numri i vizitorëve që nga mesi i javës tjetër. Në një ditë qëndrimi të rezervuar për të parë nga afër Durrësin, turistët kanë vizituar muzeun arkeologjik si dhe Amfiteatrin, ndërkohë që kanë shprehur vlerësimet e tyre për ndryshimet e bëra. Sezoni turistik në qytetin e Durrësit po pritet dhe nga pronarët e hoteleve dhe restoranteve, të cilët në sezonin veror kanë “pikun” e punës së tyre gjatë gjithë vitit. Një pjesë e pronarëve të këtyre hoteleve, apo shtëpive pushimi, që jepen me qira për pushuesit, duket se janë në përfundim të rregullimeve dhe rikonstruksioneve për t’iu ofruar pushuesve shqiptarë, apo dhe të huaj, kushte më komode në ditët e pushimeve verore. Ndërkohë që disa të rinj “të guximshëm” kanë tentuar dhe të marrin rrezet e para të diellit për këtë vit në ditët e bukura që kanë qenë gjatë kësaj kohe.