E Diel, 1 Nëntor 2026

Një rit antik. Me videofonë!

06/04/2005  Ajo që ke në sy nuk mjafton më. Ajo që qenia njerëzore mban të ruajtur në koshiencë nuk mund të thotë, e mbi të gjithë, nuk mund të të tregojë më se në çfarë ngjarje po asiston. Para teje është trupi i Papës me veshjet e tij mesjetare, të kalon gjysmë metri larg ajo gjë hyjnore që ka përfunduar dhe që, pikërisht pse ka përfunduar, është në gjendje të të transmetojë misterin e pranisë së saj të përjetshme. E megjithatë... duhet të shkrepësh, fotografosh e më pas nisësh, me një fjalë duhet të ndash këtë rast unik, të jashtëzakonshëm në çdo kuptim, për të mundur pastaj që ta jetosh me të vërtetë, sikur është vetëm i yti.

Përjetimi më prekës i jetës tënde kalon nga pikselat dhe valët e videofonit. Nuk i heq asgjë faktit që ti je pranë, maksimalisht pranë trupit të Papës. Por përmban një paradoks, kontraditën e pashmangshme të epokës që dëgjon, dëgjon me mjetet më të sofistikuara, vetëm kur e përkthen në imazh emocionin e vet, vetëm atëherë kur është në gjendje të transmetojë zjarrin e vërtetë në fijet e videotransmetuara të asaj që digjet. Ti kristian, ti katolik, je këtu bashkë me mijëra të tjerë, që janë si ti.

Ecce Homo, thotë trupi i Papës që kalon. Nuk është metafora, nuk është simboli i mishit: është vetë mishi, materia prej të cilës je i formuar edhe ti, si dhe shenjtësia e përjetimeve tona më të mëdha, vdekjes. Por ti që nuk je i vdekur, ti që je ndoshta në momentin më të gjallë të jetës tënde, brenda asaj që Heidegeri e quante përjetimi themelor i Qenies në botë nxjerr celularin. Ti, dëshmitari okular i ngjarjes, nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse të inkuadrosh sa më mirë, të krijosh një kartelë të re dhe ta ruash me emrin. E shenjtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›