E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne kerkimet per 7 vjecaren

Mbi 20 punonjes te policise dhe palombare po kerkojne trupin e 7 vjecares qe u mbyt dje ne lumin Devoll.Kerkimet e nderprera ne naten e se djeles kane rinisur qe ne mengjes, dhe deri me tani forcat e RENEA-s ende nuk kane mundur te gjejne 7 vjecaren.Selvi Cepja, 45 vjec dhe dy femijet e saj nga fshati Dushk i Elbasanit, tentuan te kalonin lumin Devoll per te shkuar tek te afermit ne fshatin perballe, por rrjedha e forte e lumit i mori me vete. I vetmi qe i shpetoi tragjedise ishte djali 3-vjecar, i cili u nxorr nga lumi nga nje banor i zones qe u ndodh aty rastesisht.Viktima e pare, 45 vjecarja u gjet disa kilometra me pashte pergjate rrjedhes se Lumit Devoll, ndersa e bija e saj 7 vjecare ende nuk gjendet. Shkak kryesor i tragjedise eshte mungesa e nje ure mbi lume, qe lidh fshatrat e zones.Menjehere pas kesaj ngjarje te rende, banoret e zones kane bere apel per ngritjen e nje ure.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›