E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçovë, përleshje me thika mes të rinjve për një femër



Dy të rinj u plagosën me thika në Kuçovë, pas një sherri të lindur për një femër.

Sipas burimeve nga policia, të plagosurit janë Mario Pano 23 vjeç dhe Erald Koçi 18 vjeç, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy persona të cilësuar përgjegjës për këtë ngjarje. Të rinjtë ishin duke qëndruar në një lokal, kur kanë filluar të debatojnë me njëri-tjetrin. Më pas, dy prej tyre kanë nxjerrë thikat dhe kanë qëlluar ndaj kundërshtarëve. Sipas burimeve nga policia, shkak i përplasjes ka qenë konflikti për një vajzë, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Ndaj të rinjve është dhënë ndihma e parë duke i dërguar ata në spital. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur nga puna për kapjen e dy autorëve të plagosjes.

Ngjarja

Pesë të rinjtë të përfshirë në këtë konflikt kanë qenë në një lokal në qendër të qytetit të Kuçovës. Ata fillimisht kanë qenë të ulur në një nga tavolinat e barit. Dëshmitarët kanë parë se të rinjtë kanë filluar të debatojnë me njëri-tjetrin. Tonet midis tyre janë ashpërsuar së tepërmi. Dy prej tyre më pas kanë nxjerrë thikat, të cilat i mbanin me vete dhe kanë goditur rivalët e tyre. Ata kanë marrë plagë në trup, ndërsa agresorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve nga policia, të plagosurit janë Mario Pano 23 vjeç dhe Erald Koçi 18 vjeç. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas burimeve nga spitali, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur në një nga lokalet e qytetit, ka shkuar në vendngjarje policia e qytetit. Ata kanë marrë në pyetje dëshmitarët në lokal si dhe kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Sipas burimeve nga policia, si shkak për këtë ngjarje ka qenë një konflikt i lindur për një vajzë. Mosmarrëveshjet midis dy palëve kanë çuar në sulmin me thika, që çoi në plagosjen e 18 dhe 23-vjeçarit. nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të plagosjes janë Sergen Pjetri 25 vjeç dhe Ilir Asqeriu 21 vjeç. Uniformat blu po punojnë për arrestimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›