E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau nusen e kushëririt, dënohet me 20 vite burg

SHKODËR
E akuzonte se i kishte vrarë të ëmën. "Nëna më tha në ëndërr se e kishte vrarë Maria"

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dënoi me 20 vjet burgim dy ditë më parë, Anton Mbrozin, 35 vjeç, i akuzuar për vrasjen me paramendim të gruas së kushëririt të tij, Marije Mbrozi, 60 vjeçe. Të njëjtin dënim kishte kërkuar dhe prokuroria e Shkodrës, ndërsa ndryshimi i trupit gjykues me kërkesë të të pandehurit ka shtyrë dhe dhënien e vendimit.


Gjykata nuk kishte pranuar më parë kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar, ndërsa po prej mbrojtjes është kërkuar dhe ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga Anton Mbrozi , nga vrasje në paramendim në vrasje të thjeshtë në kushtet e tronditjes psikike , kërkesë kjo e rrëzuar nga gjykata. I akuzuari nuk ka shfaqur në asnjë moment çaste pendimi lidhur me ngjarjen e ndodhur më 1 tetor 2008 në banesën e tij në Vaun e Dejës, ku vrau gruan e kushëririt të tij, pasi e kishte thirrur më parë për tu sqaruar lidhur me dyshimet që autori i vrasjes kishte për vdekjen e nënës së tij muaj më parë, për të cilën akuzonte viktimën Marije Mbrozi.


Dhe pse vdekja e 72- vjeçares Dake Mbrozi më 5 gusht 2008 ishte provuar se kishte qenë vetëvrasje dhe se ajo kishte tentuar dhe herë të tjera më parë të vetëvritej, djali i saj Antoni, nuk është bindur se e ëma vrau veten, por ka akuzuar Marije Mbrozin si vrasësen saj. Këtë, siç e ka pohuar vetë Anton Mrozi e ka mbështetur vetëm në faktin se sipas tij nëna e vdekur i dilte në endërr dhe i thoshte se e kishte vrarë Marija.


Ndonëse të afërmit e familjarët, madje dhe polica ku Antoni ka shkuar për të marrë vesh veprimet e kryera për vdekjen e nënës së tij , janë përpjekur ta bindin se Dake Mbrozi ka mbytur veten me thikë në fyt, djali i saj nuk e ka besuar këtë. Marije Mbrozi duke qenë në një fis me familjen e Dake Mbrozit dhe fqinjë me banesa , bashkë me të tjerët e kishin gjetur Daken të gjakosur në banjon e banesës së saj dhe kishin tentuar ta ndihmonin duke e nisur drejt spitalit të Shkodrës ku ajo ka mbërritur e vdekur.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›