E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita bojkot zgjedhjeve, një javë kohë mazhorancës për të hequr taksën e votës

 Islami: Kryeministri jo aktiv ndaj propozimit të opozitës, i trembet zgjedhjeve
Alibia e opozitës për shpërndarjen e letërnjoftimeve falas, është duke çuar në rrezik zgjedhjet e 28 Qershorit, vendimtaret për të vazhduar rrugën të fortë dhe të sigurtë drejt familjes së madhe europiane. Edhe pse në qëndrimin e saj opozita ka deklaruar se nuk është e interesuar të bojkotojë zgjedhjet, nëpërmjet sekretarit të çështjeve ligjore, Kastriot Islami i ka lënë qeverisë një javë kohë afat për të hequr të ashtëquajturën taksë e votës.  Pas thirrjes për bashkëpunim me mazhorancën, para tre ditësh kryetari i saj, Edi Rama iu gjunjëzua kryeministrit Sali Berisha me anë të një letre, ku i kërkonte të hiqte taksën e votës, duke lënë të kuptohet se opozita nuk është e interesuar për bojkotimin e zgjedhjeve, por qeveria. Sipas tij, propozimi i opozitës që kryeministri Berisha të heqë menjëherë taksën e votës është edhe një vërtetim se PS nuk ka frikë nga humbja dhe nuk ndjen asnjë panik. Islami ka theksuar se PS mbetet e angazhuar dhe është e përgatitur në të gjithë aspektet që zgjedhjet të zhvillohen në 28 qershor 2009. PS nuk do të lejojë dështimin e zgjedhjeve dhe as ndryshimin e fitores së saj, deklaroi Islami. Sipas tij, PD e frikësuar nga humbja kërkon të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, përmes pengimit të votuesve të marrin pjesë në zgjedhje dhe pajisjes selektive të militantëve të saj me karta identiteti. Islami shtoi se PD është e ndërgjegjshme për humbjen, e cila është e pashmangshme nëse të gjithë kanë mundësi të votojnë. Ndërkohë që sipas tij, PS është e përgatitur për fitimin e këtyre zgjedhjeve. Në këtë kontekst, Islami tha se PS dëshiron që çdo votues të ketë mundësi të votojë, pavarësisht për cilën parti voton. Gjithsesi, Islami shprehet se  PS edhe në këto kushte të vështira i ka bërë thirrje të gjithë atyre votuesve që kanë mundësi financiare të përballojnë këtë taksë dhe të aplikojnë për kartën e identitetit. Pranimi i heqjes së kësaj takse kur nuk do të kishte më kohë fizike për të kryer aplikimet, do të ishte veprimi hileqar i radhës për të mashtruar kryesisht partnerët ndërkombëtarë dhe arritur të njëjtin synim, por këtë radhë duke përdorur mungesën e kohës, u shpreh Islami. Ai vuri në dukje se do të ishte shumë e rëndë që një vend i NATO-s të dështonte në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet demokratike. Gjithashtu, Islami tha se kjo do të ishte një goditje shumë e rëndë për fitimin e statusit të vendit kandidat, dhe një moment i humbur e vonesë në rrugën drejt BE. Islami shprehu shqetësimin se dështimi i zgjedhjeve do të ishte një pengesë shumë e madhe për shqiptarët për të përfituar nga projekti i BE-së për lëvizjen e lirë në zonën Shengen të qytetarëve të Ballkanit. Sipas Islamit, prapa këtij dështimi të zgjedhjeve lexohen qartas përpjekjet e Kryeministrit për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, duke ndryshuar rezultatin e tyre përmes kartave të identitetit. Dhe ndërkohë thekson Islami, se PS ka qenë shumë luajale me kërkesën e saj të hershme për heqjen e taksës së votës dhe nuk ka dashur asnjëherë që kjo çështje të kthehet në politike dhe aq më pak elektorale. PS njëkohësisht nuk kërkon të kthejë në debat politik apo elektoral mënyrat sesi shërbimet e tjera të detyrueshme të parashikuara të kryhen me të njëjtën kartë do të garantoheshin pas zgjedhjeve, u shpreh Islami. Ai deklaroi se opozita është përpjekur kohët e fundit të orientojë ndihmesën e saj për këtë çështje edhe në Kuvend e në Komisionin Ad Hoc, por gjithnjë ka vënë re mungesë të plotë bashkëpunimi e deri arbitraritet. Duke iu referuar vendimit të fundit  të Këshillit të Ministrave për subvencionimin e kartave të identitetit në 2 mijë lekë të vjetra, deputeti socialist Islami e ka cilësuar si jo funksional dhe për më tepër nuk e zgjidh, por e komplikon më shumë dhe e vonon procesin. Islami vijoi ta cilësojë vendimin e qeverisë, si vendimin hileqar të radhës me synim kryesor ti hedhë hi syve partnerëve ndërkombëtarë, por tanimë i kuptuar drejt prej tyre. Ndërkohë që sipas tij, shqiptarët lexojnë përpjekjen e radhës dhe stilin e vjetër për të manipuluar zgjedhjet, por në mënyrë më të kamufluar.

Last Updated on Tuesday, 21 April 2009 12:11

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›