Greqi, arrestohen tre kinezë për falsifikim pasaportash
Athinë-Policia greke në Selanik ka bërë të mundur arrestimin e një grupi kinezë që falsifikonte pasaporta. Tre kinezë, ndërmjet tyre dhe një grua u arrestuan me akuzën për falsifikim dhe shpërndarje të pasaportave false bashkatdhetarëve të tyre, të cilët ishin klandestinë.Njoftimin për këtë ka ardhur nga ndërmarrja e shërbimit postar në qytetin Ekaterini në veri të Greqisë, ku në një pako ishin vendosur 18 pasaporta false. Nga kontrolli në banesën e tyre policia gjeti edhe dy klandestinë nga kina si dhe një pistoletë dhe një sasi lekësh false.
Shpetim Zinxhiria nga Athina
Shpetim Zinxhiria nga Athina