E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon “ odiseja “ Hoxha

Kater persona deshmuan sot per rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes ne vitin 1995. Ne seancen gjyqesore tek Krimet e Renda deshmoi fillimisht Basri Hyka, mik i biznesmenit te zhdukur. Hyka, qe eshte sekretar i pergjithshem i nje sindikate ne Kosove, tha se e ka takuar ne 1997 ne Prishtine Avdyl Loshajn. Sipas deshmise, Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha, jane rrembyer nga SHIK dhe jane toruruar ne Vain te Lezhes. Deshmitari i dyte ka qene Astrit Llanaj, ish- kryetari i Partise Socialiste te Sarandes. Ai tha se ishte takuar me Ziso Kristopullin, pas pasi ky kishte dale nga izolimi ne bazaen e SHIK-t ne Vain. Sipas tij Kristopulli ne ate kohe kishte shenja dhune ne trup. Dy deshmitaret e tjere ishin ish-punonjes te Sherbimit Informativ Kombetar. Ata sqaruan sesi Avdyl Loshaj, ishte larguar nga godina e SHIK-ut ne Tirane. Sipas tyre Loshaj ishte hedhur nga kati i dyte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›