Dekreti, lirohen nga burgu 37 të dënuar
E shumëpritur nga të dënuarit, pikërisht kur humbën shpresat për një falje nga Presidenca, më në fund mesditën e djeshme, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka firmosur dekretin për faljen e 37 të dënuarve. Të përfshirë në këtë dekret, ndryshe nga një vit më parë ku u falën vetëm gra me rastin e festës së 8 Marsit, kanë qenë burra dhe gra. Të dënuarve, të cilëve u falen dënimet e mbetura, janë të moshave nga 22 vjeç deri nga 84 vjeç dhe të dënuar nga gjykatat për krime të ndryshme, mes të cilave edhe vrasje. Mes 37 të dënuarve që u falën nga kreu i shtetit është edhe nënë Ferideja, e cila u dënua për hashash dhe jashtë telave të burgut kishte dy nipër jetimë të vetëm në shtëpi. Sipas burimeve zyrtare nga Presidenca, faljet u bënë në mbështetje të nenit 92, pika “b” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ligjit nr. 6299, datë 27.03.1981 “Për faljen” të ndryshuar, me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera.
Kriteret
Për të përfituar falje dënimi, Presidenca kishte vendosur disa kritere për të dënuarit. Një prej kritereve ishte propozimi për faljen e dënimit (nëpërmjet përjashtimit tërësisht ose pjesërisht nga vuajtja e dënimit, ose kërkesa për zëvendësimin e dënimit me një dënim më të butë), bërë nga institucione të ndryshme, i cili duhet të kishte të bashkëlidhur disa dokumente të tjera. Bëhet fjalë për kërkesë për falje, nënshkruar nga i dënuari ose familjarët e tij drejtuar Presidentit të Republikës. Në këtë kërkesë duhet të jepeshin domosdoshmërish të dhëna lidhur me veprën penale për të cilën është dënuar personi, numrin dhe datën e vendimit gjyqësor, gjykatën që e ka dhënë vendimin, dënimin e dhënë ndaj tij nga gjykata, datën e arrestimit, masën e dënimit të vuajtur deri në atë moment, si dhe dënimin e mbetur, gjendjen familjare, shëndetësore të të dënuarit dhe arsyen pse kërkohet falja. Ligji nuk përjashtonte asnjë të dënuar, pavarësisht nga lloji i veprës penale për të cilën është dënuar, që të kërkojë nga Presidenti i Republikës faljen e dënimit ose zëvendësimin e tij. Vendimi gjyqësor i formës së prerë lidhur me dënimin e tij (vendimi i gjykatës së rrethit, ku pasqyrohen të gjitha ndryshimet që ka pësuar ky vendim në shkallë të ndryshme të gjyqësorit).
Lista e të dënuarve që u falet dënimi
1. Abedin Spaho Reshlani, mosha 69 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.69, datë 15.02.2001, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
2. Ali Hidër Caca, mosha 70 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr.32, datë 04.05.1995, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
3. Arsime Ruko, mosha 57 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.65, datë 03.03.2008, i falet dënimi i mbetur.
4. Arsela Zhdanov Veliu, mosha 29 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.7, datë 05.02.2003, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
5. Aurora Breçani, mosha 22 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.76, datë 28.01.2008, i falet dënimi i mbetur.
6. Donika Bektash Kanaj, mosha 51 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.204, datë 02.06.2006, i falet dënimi i mbetur.
7. Emerli Hamit Ndreu, mosha 71 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.812, datë 19.09.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
8. Eglijana Patoku, mosha 23 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.181, datë 16.07.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
9. Feride Arif Bako, mosha 75 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.14, date 22.01.2007, i falet dënimi i mbetur.
10. Floresha Veli Malaj, mosha 46 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.12, datë 24.01.2006, i falet dënimi i mbetur.
11. Geg Shuk Ndreca, mosha 78 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë, me vendimin nr.37, datë 03.07.1998 ndryshuar me vendimin nr.25, datë 07.03.2000 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
12. Gjylstane Tefik Elmazi, mosha 49 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.56 P-10, datë 26.02.2006, i falet dënimi i mbetur.
13. Hito Nevrus Zogaj, mosha 74 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 260, datë 10.11.2005 i falet dënimi i mbetur.
14. Idajete Alush Myrtaj, mosha 64 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.140, datë 25.05.2006, i falet dënimi i mbetur.
15. Inxhi Xhezo Xhaferraj, mosha 48 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.326, datë 02.12.2004, i falet dënimi i mbetur.
16. Lavdije Shaban Haluli, mosha 37 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.142, datë 11.02.2008, i falet dënimi i mbetur.
17. Marash Pal Nika, mosha 75 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr.18, datë. 07.03.2003, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
18. Mersin Halit Dani, mosha 77 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 27, datë 28.02.1992, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
19. Milika Mynyr Hoxhaj, mosha 51 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.306, datë 22.12.2005, i falet dënimi i mbetur.
20. Nazmi Jonuz Frashëri, mosha 66 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.32, datë 02.02.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
21. Nazif Dane Lleshi, mosha 71 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gramsh, me vendimin nr. 59, datë 29.10.2004, ndryshuar me vendimin nr.63, datë 28.02.2005 të Gjykatës së Apelit Durrës, i falet dënimi i mbetur.
22. Ndue Gjergj Gega, mosha 74 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr.65, datë 22.08.1994, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.
23. Nikoll Pjeter Perjaku, mosha 83 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 46, datë 30.07.1996, i falet dënimi i mbetur.
24. Nuro Sheme Gjonzenelaj, mosha 72 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin Nr. 111, datë 23.03.2006, i falet dënimi i mbetur.
25. Nush Lush Paloka, mosha 72 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.84, datë 30.07.1994, ndryshuar me vendimin nr.63/rishikimi, datë 05.03.1995 të Gjykatës së Kasacionit, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
26. Qamil Dane Ferro, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.216, datë 28.09.2005, i falet dënimi i mbetur.
27. Riza Hysen Dani, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Bulqizë, me vendimin nr. 03, datë 07.01.1999, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
28. Sabri Murat Dedja, mosha 77 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin nr.21, dt. 01.03.2000, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
29. Sadik Bajram Nezaj, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tropojë, me vendimin nr.80, datë 11.11.2005, ndryshuar me vendimin nr. 162, datë 30.05.2006 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
30. Spiro Kamber Muçaj, mosha 65 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 280, datë 12.07.2006, i falet dënimi i mbetur.
31. Sulejman Ymer Kasmi, mosha 74 vjeç, dënuar përfundimisht nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. 88, datë 08.12.2000, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.
32. Shqiponja Hoxhe Bylyshaj, mosha 40 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.174, datë 08.05.2006, i falet dënimi i mbetur.
33. Shkurte Sali Kozi, mosha 61 vjeç, dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr.42 , datë 23.06.2005, i falet dënimi i mbetur.
34. Xhevahire Sherif Velija, mosha 41 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.116, datë 06.06.2007, i falet dënimi me burgim.
35. Xhevrie Sabri Zykaj, mosha 42 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.127, datë 19.05.2005, i falet dënimi i mbetur.
36. Ylvije Jaup Nuredinaj, mosha 53 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.23, datë 01.02.2005, i falet dënimi i mbetur.
37. Zarife Sinan Ymeraj, mosha 61 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.66, datë 24.02.2006, i falet dënimi i mbetur.