Zgjedhjet, Berisha merr urime nga Japonia
Kryeministri Sali Berisha priti dje zëvendësministrin e Jashtëm japonez, Yasutoshi Nishimura, i cili uroi Berishën për zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithashtu ai siguroi për mbështetjen dhe inkurajimin për investimet japoneze në Shqipëri, të cilat gjejnë mbështetjen e qeverisë shqiptare, një sistem të favorshëm fiskal dhe krahu pune, siguri të lartë dhe potenciale të mëdha në shumë fusha si në turizëm, miniera, energji, elektronikë, infrastrukturë etj. “Jemi krenarë për implementimin e projekteve që asistojmë në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku sepse Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe Ju zoti Kryeministër keni arritur suksese të admirueshme në reformat ekonomike”, - tha Nishimura. Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe garantoi se vendi do të ketë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, bazuar në një infrastrukturë të re dhe moderne zgjedhore.