E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekje aksidentale në Rahovec

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 17:30

Një person ka humbur jetën tragjikisht në Rahovec, i cili ka rënë nga kati i dytë i një shtëpie, në të cilën ishte duke punuar.

Policia rajonale në Prizren ka bërë të ditur se viktima e rastit ka qenë H. Nurshaba (1962), i cili ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie në rrugën “Xhelal Hajda” dhe në momentet kritike dyshohet se ka rënë në kontakt të rrjetit elektrik, me ç’rast ka rënë në tokë nga kati i dytë i ndërtesës.

I aksidentuari urgjentisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, specialist të KEK-ut dhe hetues rajonal kanë kryer procedurat hetimore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›