E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon përmirësimi, uji tërhiqet nga 1 mijë hektarë

Situata në zonën e përmbytur në Shkodër vazhdon të përmirësohet, ku ka vazhduar tërheqja e ujërave nga sipërfaqja e tokës së përmbytur. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e motit të mirë, si edhe punës së bërë për menaxhimin e situatës. Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Brendshme, sipërfaqja e tokës së përmbytur, sipas raportimeve të kryetarëve të komunave dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë është 8340 ha, nga 9340 ha që ishte ditën e djeshme dhe 11.400 ha që ishte dy ditë më parë. Strukturat e Forcave të Armatosura të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera të angazhuara për përballimin e emergjencës civile në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës kanë punuar gjatë ditës së djeshme për realizimin e detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile. Ndërkohë që vijojnë operacionet e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, të ushqimit për bagëtinë, si dhe për përforcimin e argjinaturave përgjatë lumenjve në zonën e Shkodrës.

Të dhëna

Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuuar Shtëpi të përmbytura
1 B. Shkodër 200 ha 616 300
2 K. Dajç 2000 ha 2000 1187
3 K. Ana Malit 1000 ha 282 180
4 K. Velipojë 2000 ha 200 50
5 K. Bërdicë 800 ha 810 180
6 K. Guri Zi - 730 -
7 K. Bushat 2000 ha 500 250
8 K. Qendër, M.Madhe 40 ha 10 6
9 K.Rrethina 300 ha 25 16
Gjithsej 8.340 ha 5.173 persona 2.169 shtëpi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›