Oketa: Shërbimi ushtarak është ende i detyrueshëm
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend
Oketa, ka vizituar Brigadën e
Stërvitjes Bazë në Bunavi të Vlorës.
Ai ka përshëndetur arritjet e
Brigadës së Stërvitjes Bazë të
Bunavisë, duke u ndalur në treguesit
e lartë të kësaj strukture të rëndësishme
ushtarake, për sa i përket
përgatitjes së rekrutëve, studentëve
të Universitetit Ushtarak "Skënderbej",
ushtarëve profesionistë etj.
Theksin kryesor në këtë takim ai e
ka vënë në shpjegimin e ligjit për rekrutimin
ushtarak, sipas të cilit më
31 dhjetor 2009 detyrimi ushtarak
do të pushojë dhe më pas më 1 janar
2010 e gjithë ushtria shqiptare do
të jetë e përbërë nga ushtarë profesionistë.
Kjo do të thotë, se deri më
31 dhjetor 2009, gjithë shtetasit shqiptarë
që mbushin 30 vjeç janë të
detyruar të respektojnë ligjin në
fuqi. "Dua të theksoj se deri më 31
dhjetor 2009 të gjithë shtetasit shqiptarë
duhet t‘i përgjigjen thirrjes
për t‘u bërë pjesë e ushtrisë", ka
thënë ministri Oketa. Më pas ai është
ndalur në aspektin e ushtrisë profesioniste
dhe rekrutimit të ushtarit
profesionistë, duke theksuar në
veçanti kriteret e rekrutimit dhe
testet shumë të forta, që do të duhet
të kalojnë të gjithë ata që dëshirojnë
të ndjekin këtë rrugë.
Oketa, ka vizituar Brigadën e
Stërvitjes Bazë në Bunavi të Vlorës.
Ai ka përshëndetur arritjet e
Brigadës së Stërvitjes Bazë të
Bunavisë, duke u ndalur në treguesit
e lartë të kësaj strukture të rëndësishme
ushtarake, për sa i përket
përgatitjes së rekrutëve, studentëve
të Universitetit Ushtarak "Skënderbej",
ushtarëve profesionistë etj.
Theksin kryesor në këtë takim ai e
ka vënë në shpjegimin e ligjit për rekrutimin
ushtarak, sipas të cilit më
31 dhjetor 2009 detyrimi ushtarak
do të pushojë dhe më pas më 1 janar
2010 e gjithë ushtria shqiptare do
të jetë e përbërë nga ushtarë profesionistë.
Kjo do të thotë, se deri më
31 dhjetor 2009, gjithë shtetasit shqiptarë
që mbushin 30 vjeç janë të
detyruar të respektojnë ligjin në
fuqi. "Dua të theksoj se deri më 31
dhjetor 2009 të gjithë shtetasit shqiptarë
duhet t‘i përgjigjen thirrjes
për t‘u bërë pjesë e ushtrisë", ka
thënë ministri Oketa. Më pas ai është
ndalur në aspektin e ushtrisë profesioniste
dhe rekrutimit të ushtarit
profesionistë, duke theksuar në
veçanti kriteret e rekrutimit dhe
testet shumë të forta, që do të duhet
të kalojnë të gjithë ata që dëshirojnë
të ndjekin këtë rrugë.