Hetimi i zgjedhjeve në Komision të Ligjeve
20/12/2010 Kuvendi nis procedurat parlamentare për kërkesën një vjeçare të PS-së
Deputetët shqyrtojnë kushtetutshmërinë e objektit dhe veprimtarisë së komisionit
Komisioni parlamentar i Ligjeve do të shqyrtojë këtë javë kërkesën e Partisë Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-s, për tia kaluar më pas për votim raportin në seancën më të afërt, atë të 23 dhjetorit. Ky komision do të shqyrtojë përputhshmërinë e objektit të kërkesës së socialistëve me ligjin për komisionet hetimore dhe Kushtetutën e vendit. Seanca e kësaj mbledhjeje pritet të shoqërohet me debate mes palëve, duke pasur parasysh vështirësitë mes të cilave kësaj kërkese iu desh të kalonte. Në kërkesën e riformuluar, socialistët propozojnë që vota e një përfaqësuesi të socialistëve të jetë e barasvlefshme me tri të tilla. Kjo ka qenë dhe një prej varianteve të diskutuara në Konferencën e Kryetarëve, e parapëlqyer e opozitës përballë variantit tjetër të propozuara nga mazhoranca, sipas së cilës dy anëtarë të mazhorancës të tërhiqen sa herë që ka një vendim. Socialistët kanë sqaruar nëpërmjet deputetit Fatmir Xhafaj, i cili pritet të jetë edhe kryetari i këtij komisioni hetimor, se nenet tek të cilat do të fokusohen për hetimin do të jenë 119 dhe 178. PS-ja kërkon përjashtimin e fletëve e votimit në kuptim të nenit 119 të Kodit Zgjedhor, ndërsa për nenin 178 Xhafaj ka sqaruar gjithashtu se ky nen bën fjalë për marrëdhënien e KQZ-së me dokumentacionin në periudhën postzgjedhore. “Nuk po kërkojmë të ngremë një komision për magazinim, por një komision për hetim”, - ka thënë ai. Palët, mazhoranca dhe opozita, kanë depozituar edhe listën e anëtarëve të tyre të komisionit dhe konkretisht: Ilir Rusmaili, Edi Paloka, Aldo Bumçi, Enkeled Alibeaj, Arenca Trashani, Viktor Gumi do të jenë përfaqësuesit e PD-së dhe Fatmir Xhafaj, Sajmir Tahiri, Ermonela Felaj, Damian Gjiknuri, Armando Subashi, Asllan Dogjani dhe Ilir Beqja , do të jenë përfaqësuesit e PS-së. Ky grup deputetësh do të hetojë sipas kërkesës së PS-së dyshimet e ngritura nga partitë politike si dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë për zbatimin e legjislacionit në lidhje me procesin zgjedhor, veçanërisht nga komisionet e qendrave të votimit për mënyrën e votimit, identifikimin e shtetasve, pasqyrimin e të dhënave përkatëse të dokumentit të identifikimit, mundësinë e votimit më shumë se një herë nga shtetas të ndryshëm, votimin familjar, pasqyrimin e të dhënave përkatëse në procesverbalin e mbylljes së votimit etj. Po ashtu ky komision do të hetojë mbi dyshimet lidhur me përpilimin e listave të zgjedhësve sipas QV-ve; dyshimet për shkeljet e kritereve ligjore në procedurat e ndjekura në gjenerimin e të dhënave për efekt të ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore; mbi dyshimin në lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e prodhimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike; veprimtarinë e administratës së KQZ-së lidhur me monitorimin në VNV-të, si dhe dyshimet për përdorim të mjeteve dhe të administratës publike të çdo niveli, në favor të subjekteve të caktuara zgjedhore, për presione të ushtruara për largim etj. Beteja mes mazhorancës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit ka më shumë se një vit që ka nisur. Pavarësisht masave të shumta të ndërmarra nga partitë e opozitës në formë protestës për realizimin e kërkesës së saj për hapjen e kutive, duke filluar me bojkotim të punimeve të Kuvendit prej gjashtë muajsh, grevën e urisë të deputetëve para Kryeministrisë apo dhe protestat anembanë vendit, duke përfunduar me dorëheqjen nga hetimi i fletëve të votimit.
Votimi në seancë
Kuvendi i Shqipërisë votoi seancën e fundit parlamentare, datë 23 dhjetor, për shqyrtimin e kërkesës së 35 deputetëve të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e shkeljeve të ligjit në përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë qershor 2009. Pro votuan 126 deputetë, ndërsa tre socialistë dhanë votën kundër.
Vendimi i Shkodrës
Vendimi i prokurorisë së qarkut të Shkodrës në disfavor të pretendimeve të një prej partive të grupit opozitar, asaj të Partisë Demokristiane, për manipulime në procesin zgjedhor të këtij qarku, ka dobësuar disi pozitat e PS-së në pretendimet e saj për manipulim të zgjedhjeve. PD-ja e cilësoi dështim të opozitës dhe i kërkoi Ramës të dorëhiqet nga drejtimi i partisë.
Deklarata e Ramës
“Një gjë është e sigurt që nga transparenca fiton Shqipëria, fitojnë shqiptarët, fitojnë qytetarët dhe zgjedhësit e këtij vendi. Në rast se del që zgjedhjet nuk janë ashtu siç ne pretendojmë, atëherë shqiptarët fitojnë besimin tek procesi zgjedhor, në të kundërt, i adresojmë problemet ashtu siç duhet: çojmë përgjegjësit përpara drejtësisë, çojmë përpara punët e vendit.”