“Të shtyhet miratimi i ligjit për dosjet”
Autori i Lajmit: red.
Prezenca e OSBE-së dhe ODIHR-i në Shqipëri ka përsëritur edhe dje kërkesën për shtyrjen e ligjit të dosjeve. Sipas saj, duhet të ketë konsultime më të gjera përpara votimit parlamentar të projektligjit mbi "Pastërtinë e Figurave". Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Robert Bosh dhe drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ambasadori Janez Lenarçiç, u shprehën se Parlamenti shqiptar duhet të marrë parasysh shtyrjen e votimit të planifikuar të projektligjit mbi "Pastërtinë e Figurave", në mënyrë që të lihet kohë e mjaftueshme për konsultime më të gjera. “Është e domosdoshme që çdo proces lustrimi të plotësojë standardet ndërkombëtare dhe të kryhet me një konsensus sa më të gjerë”, - u shpreh Bosh. Ndërsa ambasadori Lenarçiç u shpreh se “Ligji ka implikime serioze kushtetuese dhe politike, dhe shtyrja e votimit për të lejuar konsultime më të gjera do të ishte e mirëpritur”. Ambasadorët theksuan se Prezenca në Shqipëri dhe ODIHR-i ishin të gatshëm të mbështesnin autoritetet shqiptare dhe, nëse do t u kërkohej, të jepnin asistencën dhe ekspertizën e tyre mbi këtë projektligj.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008