E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 55-vjeçares reagon QSUT

 TIRANE – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, reagoi dje në lidhje me denoncimin e familjes së pacientes Drita Gixhari, e cila gjeti vdekjen tre ditë më parë, pasi u paraqit tek urgjenca e QSUT-së. Drejtori i QSUT-se Ilir Dashi, në një prononcim për mediat lidhur me rastin e 55-vjacares, Drita Gixhari, ka pohuar se: “Drejtoria e Spitalit për rastin në fjalë organizoi menjeherë një takim me stafin e saj dhe mjekët. Analizuam me shqetesim dhe seriozitet rrethanat dhe ecurinë për kohën që pacientja ndodhej në shërbimin e urgjencës. Nga analiza doli se e sëmura është vizituar disa herë nga mjekët e rojës, është  konsultuar me urologët, janë aplikuar medikamentet e gjykuara nga mjekët, janë bërë ekzaminimet e nevojshme si ekografi, radiografi  etj. Nga të dhënat paraprake të ekspertizës rezulton se kemi të bëjmë me një patologji të papajtueshme me jetën. Aktualisht, 2 mjekët janë të pezulluar nga detyra deri në daljen e rezultateve përfundimtare të ekpertizës mjeko-ligjore”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›