E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësit e shkollës vjedhin në seri lokalet e fshatit

01/02/2010  DURRES- Të gjitha lokalet e fshatit në sektorin “Rinia” të komunës Katund i Ri në Durrës janë bërë objekt i vjedhjeve në mënyrë të përsëritur duke vënë në siklet pronarët, si dhe duke i sjellë jo pak telashe inspektorëve të policisë. Tre fëmijë të moshës 15-16 vjeç janë vënë nën akuzë për këto vjedhje që kanë shqetësuar fshatin më shumë për fenomenin sesa për dëmin ekonomik. Në harkun kohor të 10 ditëve janë vjedhur 3 lokale në qendër të fshatit të vogël të banuar kryesisht me banorë të ardhur nga Veriu i vendit. Kallëzimet e shumta në polici nga të dëmtuarit kanë zgjuar vigjilencën e strukturave të policisë, të cilët kanë shtuar investigimet në terren. Sami T. 16 vjeç, Arbër B 15 vjeç dhe Xhemal Xh 15 vjeç, të tre nga sektori “Rinia” janë vënë nën akuzë për lokalet që janë vjedhur në dhjetor. Fëmijët janë nxënës të fshatit në klasën e 9 dhe i përkasin familjeve të shpërngulur nga Veriu. Vjedhjet për të cilat pretendohet se këta nxënës shkolle janë autorët kryesorë janë kryer më datë 3 dhjetor 2009, 7 dhjetor 2009 dhe 14 dhjetor 2009. Kryesisht janë vjedhur sende e mallra industrial apo karta telefoni dhe materiale ndërtimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›