E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin çanta me motoçikletë, “burg” të rinjve

 TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje të linte në qeli deri në përfundim të hetimeve tre adoleshentët kryeqytetas të akuzuar për vjedhjen e çantave të grave me motoçikletë. Sipas prokurorisë Franc çuedari, lindur e banues në Allias dhe Bledi Larti, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë, të dy nga 19 vjeç, si dhe 17 vjeçari R.H., me origjinë nga Kukësi, të tre të dënuar më parë për vjedhje, janë autorë të paktën të tre vjedhjeve të çantave të grave të ndodhura në ditët e para të këtij viti si dhe në muajin nëntor të vitit të kaluar. Përfaqësuesi i organit të akuzës pohoi se tre adoleshentët dhe një 24 vjeçar, i cili është liruar nga policia për tu hetuar në gjendje të lirë, kanë vjedhur çanta grash më 13 janar në rrugën “Ali Visha”; më 7 janar në rrugën “Budi”; dhe më 25 nëntor 2009, në rrugën “Ali Demi”.                    f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›