Leonard Lulaj zgjidhet President i Federatës së Gjimnastikës
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Ish-gjimnasti Leonard Lulaj u zgjodh president i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme Zgjedhore të FSHGJ-së, të mbajtur dje në ambientet e hotel “Rogner”. Lulaj mori 8 vota nga delegatët me mandat vote në asamble, ndërsa vetëm një votë e fitoi kandidati tjetër për president, Artan Xhindi. Leonard Lulaj ka qenë gjimnast në Shqipëri nga vitet 1997-2001 dhe më pas ka punuar si trajner nga viti 2001-2005 në Padova të Italisë. Ndërsa nga viti 2005 ka punuar si avokat në Tiranë. “Shpresoj që eksperienca ime perëndimore, të cilën do ta vendos në dispozicion të gjimnastikës shqiptare, të shërbejë për të ngritur këtë sport që po kalon një periudhë të vështirë në vendin tonë. Dhe për ta arritur këtë një nga pikat kryesore është masivizimi i sportit të gjimnastikës në Shqipëri”. Ndërkohë në Asamble u votua edhe për dy anëtarë të Komitetit Drejtues, ku u zgjodhën dy ish-gjimnaste, Enkeleda Olldashi dhe Edmond Angoni me unanimitet votash.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010