E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e nje prindi

INTERVIST/ Thone se femijet jane pasqyra e prinderve. Menyra se si ata e kane perjetuar kohen qe kane jetuar me ata qe i kane sjelle ne jete eshte edhe ajo qe shkruan te ardhmen e tyre.


Por cndodh me femijet e prinderve te dhunshem Si e shohin jeten ata qe pasi jane kthyer nga shkolla ne shtepi shohin babane qe dhunon nenen Si shkruhet historia e tyre


Askush nuk e deshiron vdekjen e nje prindi. Por ndoshta ai eshte nje askush. Sot 25 vjec nuk ngurron te thote se nese babai i tij do te ishte gjalle ndoshta do ta vriste ai vete. Tingellon mizore por ai eshte thjesht nje pre e dhunes familjare. Nga i ati e vetmja gje qe mban mend jane netet kur dehej dhe rrihte te emen por edhe ate vete.


Tani me teper ndihet i humbur. Ne trup ka nje tatuazh qe personifikon vdekjen. Pasi meson historine e jetes se tij mund ti japesh nje kuptim edhe asaj.
Sot eshte i martuar me nje te huaj e pret te largohet se shpejti jashte shtetit duke shpresuar qe atje te mund te rifilloje nje jete te re.


Babai pinte. Kur filloi ta bente nje gje te tille


Me aq sa me kane treguar me pas ai filloi te pinte alkool pasi linda une. Jam femija i pare. Ndoshta duket te kem qene diku tete muajsh ne ate kohe. Pas asaj cdo dite behej edhe me keq. Kishte disa shoke qe ishin gjithashtu te alkoolizuar dhe vinte shume vone ne shtepi duke krijuar edhe probleme...


pune bente yt ate


Babai kishte nje pune shume te mire si menaxher ne turizmin e qytetit. Gjithashtu drejtonte dhe nje dyqan. Madje mbante edhe nje dashnore ironizon.


Pse filloi te pinte


Nuk e di tamam. Thjesht filloi. Pastaj nje nate pasi kishte pire me shoket dikush i kishte vjedhur dyqanin dhe llogarite i dolen shume keq. Keshtu qe ai u fut ne burg dhe qendroi brenda per rreth 6 muaj. Atehere ishte koha e Enverit dhe per gjera te tilla nuk te toleronin. Por pasi doli nga burgu situata nuk ndryshoi. Ai vazhdoi te pinte cdo dite. Vetem se nuk punonte me.


Si mbahej familja juaj


Mamaja u detyrua te punonte si kameriere. Ne familje u shtuam pasi pas meje lindi nje moter dhe nje vella.


Si e perjetoje pijen e babait


Isha vetem 7 vjec kur kuptova qe buzeqeshja per mua do te kthehej ne nje enderr Fillova klasen e pare dhe me pelqente sepse vertet mesoja shume. Sidomos matematiken. Pasi shkoja ne mengjes ne shkolle nuk deshiroja te kthehesha me ne shtepi sepse e dija cdo te ndodhte...


Por me duhet te kthehesha pasi sado i vogel perseri kuptoja. Mami blinte ushqime si oriz sheqer dhe cfare duhej tjeter per ne shtepi por ai i merrte dhe i shiste qe te pinte raki. Mami gatuante dhe ne prisnim te hanim buke por ai vinte i pire e merrte te gjithe gjellen dhe e derdhte ne tualet. Pastaj ne fillonim te hanim buke me sheqer.


Si vijoi jeta juaj


Mami punonte mbasditeve. Ai shkonte tek puna e saj i pire kerkonte te pinte perseri dhe vetem e ofendonte dhe i gjuante ne sy te njerezve. Dhe ajo nuk kishte faj pasi e vetmja gje qe bente ishte te mbante femijet me buke dhe ate me raki. Puna e mamit ishte 15 minuta larg nga shtepia ku jetonim por meqe ai pinte dhe ishte gjithmone i dehur isha une ai qe shkoja ta merrja mamin nga puna. Sa here qe shkoja atje me jepnin pilaf...


Nje nate kur u bera gati te shkoja te merrja mamin mora edhe motren e vogel per dore e cila ishte vetem 4 vjece mora edhe vellane ne krahe qe ishte vetem 1 vjec qe te shkonim te puna e mamit e tu jepja te hanin pilaf.


Kur ktheheshim ne shtepi ai priste per te filluar sherrin. Keshtu qe une i mbyllja motren dhe vellane ne dhomen tjeter dhe rrija me mamin aty asnjehere nuk e lija vetem. Kur ai behej gati ti gjuante i dilja para por na gjuante te dyve. Nese nuk pushonte mami merrte vellane ne krahe une motren per dore dhe shkonim tek gjyshja nga babai.


Por atje gjyshja vetem mua dhe motren na pranonte brenda kurse mamin me vellane e vogel i linin jashte. Nuk i fusnin brenda pasi nuk donin qe te vinte babai dhe te bente sherr edhe atje.


Kerkonit ndihme ndonjehere


Me ka ndodhur shpesh te shkoj zbathur ne polici ne 200 apo 300 te nates pasi ai vinte i pire dhe rrihte mamin.


Madje nje nate te cilen smund ta harroj kurre pasi me gjuajti mua shkova ne polici. Kur u ktheva pas 20 minutash me policine mamin e gjeta ne ballkon pa ndjenja sepse e kishte rrahur vertet shume.


Sa vijoi nje situate e tille


Kur mbusha 10 vjec ata u ndane perfundimisht. Isha une qe e kerkoja me ngulm nje gje te tille. Te tre femijet i takuan mamit.


Ku jetuat pas ndarjes


Ne te njejten shtepi. Sipas vendimit te gjykates njera dhome na takoi ne ndersa tjetra atij. Por ishte e njejta gje. Ai pinte i binte deres me shqelma dhe fillonte sherri.


bete me pas u larguat


Po shkuam ne nje qytet tjeter. Larg nga aty ku ishim. Atje jetonim me 80 mije leke te vjetra qe merrte mami cdo muaj me te cilat paguanim dhe qirane e shtepise.


Mendon se pati ndikim tek ti ajo qe ndodhte ne shtepi


Besoj se ndikoi shume. Ne klase te peste isha bere i paduruar. Nje dite ne shkolle kisha vajtur pa bere detyrat e shtepise pasi gjate pasdites isha kujdesur per motren e vellane mamaja punonte pasditeve. Mesuesja e anglishtes me dha nje shuplake per kete dhe une reagova duke e gjuajtur me cante. Pasi u rrezua pertoke e qellova me shqelma. Me pas ika... Ime me provoi te me fuste ne nje shkolle tjeter por nuk me pranuan me.


ndodhi pasi u largove nga shkolla


Zura shoke dhe me ta u nisa jashte shtetit. Shkova ne Greqi por u ktheva dy jave me pas. U merzita atje. Isha ende femije.


Babane e takove me


Po. Ne moshen 13 vjec kur u ktheva te jetoja me te kisha frike se mos shiste shtepine. Ajo na perkiste ne. Por ai me bente te me vinte turp prej shoqerise sime. Pinte cdo dite dhe shtrihej ne cdo vend te qytetit. Te gjithe e dinin qe isha djali i tij dhe kjo me bente te ndihesha shume keq. Djali i pijanecit.


ndodhi pas kesaj


Isha diku 15 apo 16 vjec atehere kur fillova te mos e mbaja dot me veten kundrejt tij. Deri ne ate moshe kisha shkuar me shume se 5 apo 6 here ne Greqi ne kembe. Sa here qe ai pinte dhe fillonte te fliste dicka qe nuk me pelqente i gjuaja. Ne fakt i gjuaja per gjithcka qe thoshte. Ai me kishte bere te mos kisha me nje jete te mos ndihesha me njeri. Gjithcka qe ndieja ishte urrejtje. Vdiq kur mbusha 18 vjec.


Ndien keqardhje


Me vjen keq per te Jo Me mire keshtu. Ndoshta do me detyronte ta vrisja vete.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›