E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendrat e rehabilitimit ende ne meshiren e fatit

Fier prinderit e femijeve me aftesi te kufizuara i kerkojne shtetit tu mundesoje transport te posacem

Ne diten nderkombetare te personave me aftesi te kufizuara tri dite me pare prinderit e ketyre femijeve apelojne per me shume vemendje. Duke qene se qendra te tilla rehabilitimi argetimi dhe perkujdesjeje jane te pakta ne vendin tone prinderit kane kerkuar qe te pakten nga ana e shtetit te vihet ne dispozicion nje mjet transporti ne sherbim te tyre.

Ekzistenca e kesaj qendre per ne prinderit do te thote shume pasi femijet argetohen mesohen me njeri-tjetrin njihen me shoke e shoqe mundohen te ndihen mire si cdo njeri tjeter duke u bere me aktiv. Mirepo pamundesia per ta sjelle ate cdo dite e shoh qe eshte ne dem te femijes tim dhe ka ndodhur qe kam lene punen shume here dhe e kam sjelle ketu nga Levani dhe e kam pritur deri ne oren 12.00 kur e kam marre. Une nuk dua qe ta shkepus ate se e shoh ndryshimin gjate kohes qe ai frekuenton por rruga ka kosto dhe kohen e humbur te punes njekohesisht tha Agimi prind i nje femije me aftesi te kufizuara. Por si Agimi te njejten kerkese e kane dhe te 26 prinderit e tjere te femijeve qe frekuentojne kete qender rehabilitimi. Kujtojme se femijet vijne nga zona te ndryshme te rrethit Fier dhe transporti eshte problemi kryesor i mosfrekuentimit te kesaj qendre e cila ndodhet ne qytetin e Fierit duke pasur parasysh se numri i personave me aftesi te kufizuara ne Fier shkon ne 900 kurse i femijeve ne afro600. 8232Ne kete dite te shenuar keta femije jane vizituar dhe nga deputetja e Fierit Mesila Doda. Se bashku me perfaqesuesit e njesive vendore dhe kreun e DAR-it Fier Suzana Numani deputetja Doda ka marre pjese ne festen qe stafi i kesaj qendre ka zhvilluar me rastin e dites nderkombetare te personave me aftesi te kufizuara. Kerkeses se prinderve por dhe stafit te mesuesve te kesaj qendre per sigurimin e nje mjeti transporti jane mirepritur prej drejtuesve vendore te cilet jane shprehur se do te jete nje nga problematikat qe do te shihet me prioritet ne vitin 2011. Ne kete qender frekuentojne 27 femije me aftesi te kufizuara te cilet vijne kryesisht nga zonat rurale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›