Pesha e nje ambasadori
Me te gjitha gjasat furtuna e pare qe Wikileaks hodhi ne tregun e politikes boterore e dha tashme shendene e saj. Qasja ish tejet e zhurmshme ne krahasim me ate cserviri me pas kjo rrjedhje dokumentesh zyrtare. Ne pak dite u mesuan shume te reja edhe pse fundja shumica derrmuese e tyre ishin lehtesisht te perfytyrueshme. Nuk ishte lajmi ai qe mund te trondiste sesa burimi ne kete rast. Sic ka kaluar rendom ne faqet e cdo gazete Wikileaks-i na tha ate cka te gjithe e dinim. Entuziazmi ndoshta rrodhi prej nje mosdije te plote qe amatoret e politikes boterore kane rreth strukturave formuese te saj. Shumekush i ka veshtruar ambasadat si hone te thella gati te padepertueshme ne te cilat fshihen sekrete dhe plane te erreta per shumicen. Ndoshta edhe nga pleksja qe na ka ushtruar nje lloj veteburgosjeje psiko-socio-politike u kemi dhene atyre paraqitjen e ishujve brenda territorit tone gjithmone duke i pare si nje pushtet i vogel i drejtuar nga dicka pertej territorit tone.
E pra ndoshta Wikileaks hapi njefare syri magjik drejt vertetesise se ketij perfytyrimi. Fundja kemi te bejme me disa mure brenda se cilave sigurisht zhvillohen biseda te rendesishme por shpeshhere behet edhe pune monotone madje edhe gossip. Personeli i nje ambasade ne nje administrate normale perkujdeset ne vecanti per marredheniet mes vendit qe perfaqeson dhe atij qe e fton. Pertej rasteve te nderlikuara prodhimi kryesor i nje dite pune ne nje ambasade jane raportet qe ky institucion u dergon eproreve te vet ne vendin e prejardhjes. Nuk dime nese perfaqesite diplomatike shqiptare e marrin mundimin te prodhojne raporte te tilla por nje ambasade normale perdite informon ministrine e saj perkatese rreth zhvillimeve te vendit ku ajo punon. Kjo eshte arsyeja se perse shumica e dokumenteve te hedhur ne pazar nga Wikileaks permbanin lajmerime te thjeshta vendime burokratike shkembime miresjelljesh lajmerime ankandesh etj.
Ne disa raste disi me te vecanta kreu i nje ambasade ose i ngarkuari me pune i saj mund te shkembeje edhe opinione nga me te ndryshmet me zoterinjte e ministrise se vet. Julian Assange na tregoi por dikush edhe e priste qe ambasadoreve apo kujtdo pas tyre u pelqen te merren edhe me biseda te rendomta. Por kane edhe te drejte veprimet e Berlusconi-t veshtire se mund te zgjojne ndonje interesim me intelektual fundja. Gjithashtu zoterinjte ambasadore sigurisht me taktin dhe finesen aq proverbiale shkembejne edhe gjykime me eproret e tyre. Gjithkush veshtroi sesi perflitet Rusia e Putinit neper leterkembimet diplomatike amerikane ku jepet epiteti shtet mafioz. Le te ngreje doren atehere kush ka lexuar qofte edhe nje artikull me pare rreth aktualitetit rus e te na thote nese Wikileaks i ndricoi me kete rast dijet. Po te kalojme me tej veme re dhe u shit si lajm se Pekini qenka i lodhur me kapriciot e nje Koreje te Veriut. Ne kete perfundim erdhi vemendja boterore sepse nje diplomat anonim kinez i kish thene kete gje nje tjetri amerikan natyrisht anonim. Megjithate asgje nuk e ndaloi Kinen qe te rebelohej ndaj afrimit te trupave amerikane ne Korene e Jugut duke kerkuar urgjentisht llogari. As vete Shtetet e Bashkuara nuk ndryshuan politike ndaj Pekinit sic nuk ndryshuan edhe ndaj Rusise megjithese nje diplomat i nderuar e sigurisht i keshilluar e kish cilesuar Putinin si kryemafioz. Me nje fjale Wikileaks-i na dha llafosjet e korridorit por vendimet mbeten ato te salles. Sepse vendimet nuk i merr nje ambasador por gradat me lart tij dhe ne kete vorbull pushtetesh Julian Assange nuk nderhyri dot.
Por jo gjithcka prej kesaj krijese elektronike mund te kalohet me mosperfillje. Te pakten jo per ata qe merren me hulumtimin e se shkuares historianet dhe vezhgimin e aktuales gazetaret. Wikileaks-i eshte nje risi sidomos per vendet e vogla si Shqiperia dhe ketu do duhet te heqim nje vije dalluese. Sic e thame me siper shtete si Rusia apo Kina mbeshtjellin shume interesa ne brendesi te tyre. Faktoret e huaj ne kete rast ata amerikane jane te shumte dhe kryeqyteti nga percillet diplomacia Uashingtoni duhet ti marre parasysh ne teresi. Sot ambasadat jane shprehese te nje politike por nuk jane krijuese te saj. Perkundrazi edhe si shprehje ato nuk jane aspak te vetmet qe veprojne ne saje te politikes. Krah tyre jane grupet e interesit lobimet ekonomike interesat gjeopolitike te vete vendit etj. Kush do te percaktoje rrugetimet e reja te politikes se jashtme turke gabimisht i drejtohet opinionit te nje ambasadori te cilit i doli boja nepermjet Wikileaks-it. Ai nuk u tha asgje te re eproreve te tij te cilet mjafton te lexonin ligjeratat akademike te prof. Davutoglu ministri i Jashtem i Ankarase. Veprimet e sotme te tij jane shume koherente me ato qe ne vite ai ka shpjeguar nga katedrat universitare. Rasti i Berlusconi-t mbetet po ashtu emblematik. Ish-ambasadori amerikan ne Rome e cilesoi si festaxhi do thoshim ne dhe gati te paafte per te drejtuar vendin. Megjithate ambasadori eshte vec nje ze dhe Shtetet e Bashkuara kane teper interesa me Italine per te ndryshuar politiken e tyre fale nje zeri qofte ky me peshe.
Ndersa ne rastin e nje vendi te vogel si Shqiperia ku diplomacia nuk eshte shprehje akademike por perkatesi partiake puna e Wikileaks-it behet e frytshme. Departamenti i Shtetit ka pak ose aspak interesa ne vendet e Ballkanit duke pasur si qellim vetem qendrueshmerine politike te tyre. Te ne ambasadoret diplomatet e huaj ne pergjithesi mbeten shume te rendesishem sepse jane i vetmi vesh dhe sy qe kryeqytetet e tyre kane ne vendin tone. Per kete arsye mund te pohojme se ndryshe nga vendet e medha ne Shqiperine modeste ambasadat prodhojne jo vetem zbatojne politike. Kush pret te kendoje ndonje plan makiavelik te Amerikes per sa i perket 1997-s me siguri ka per te mbetur i zhgenjyer. Por perkunder rezervat qe nje Withers mund ti percjelle Arvizu-ut apo nje kryediplomat tjeter i thote Uashingtonit ne menyre te pashmangshme krijojne efekt ne politikat e jashtme amerikane. Sic mesuam nga Wikileaks diplomatet ecin me njohuri por edhe me pershtypje. Dhe me cpohuan dokumentet e deritanishme keto pershtypje nuk ishin fort zemerbardha per pushtetin tone deri aty sa edhe bujaria shqiptare ndaj rastit Guantanamo u perfol si e tepruar. Te jeni te sigurt se amerikanet skane ke te degjojne tjeter rreth Shqiperise pervec emisareve te tyre diplomatike. Nga ky kendveshtrim qeverisja e sotme nuk e ndau mire pershendetjen e fundit me ambasadorin amerikan ne ikje. Kjo na ben te mendojme se ai tjetri ne ardhje nuk e ka mosperfillur mendimin e te parit i cili ne kete vazhde ka ndikuar domosdoshmerish te eproret e tij ne Uashington. Wikileaks-i ne kete menyre ndoshta do te na tregoje sesa na ka kushtuar si vend paaftesia e trajtimit te te huajve edhe pse ne servilosje shtetaret tane kane qene te paret. Dokumentet qe do dalin ne vijim ndoshta do te tregojne sesa ka ndikuar pershtypja e tyre jo fort pozitive ne nje proces euroatlantik qe Shqiperia po e permbush e fundit ne krahasim me vendet qe e rrethojne. Shprehje kjo e sosjes se nje diplomacie tiranase qe pushtetin e vet di ta shprehe vetem me nje arrogance ndaj tre policesh jetime prej shtetit te tyre ne kufirin Kosove-Shqiperi.