E Diel, 1 Nëntor 2026

Te jemi mjeke profesioniste jo sharlatane me diplome

Opinion

Para nje jave disa ish-studente te mi te viteve 5-6 me kerkuan te asistoja ne nje tubim te tyre ne lidhje me disa kerkesa qe kane te bejne me formimin e tyre mjekesor ne teresi. Me thene te drejten hezitova ne fillim te shkoja se kujtoja se jane lodra te studenteve per te pasur privilegje me shume ne lidhje me formimin e tyre profesional ose me ndryshimin e sistemit te provimeve ose per denigrimin e ndonje pedagogu sic jemi mesuar rendom te mesojme nga mediat por meqenese u dhashe fjalen shkova.

U befasova nga kerkesat e tyre te cilat ishin aq te natyrshme por per mua ishin aq alarmante saqe i ndoqa me shume vemendje.

E para ata thane duke dhene edhe shifra se ne 80 te lendeve klinike qe kane lidhje direkt me formimin e tyre bazik profesional si berja e injeksioneve marrja e anamnezes perdorimi i stetoskopit ndjekja e procedurave te ndryshme nuk zhvillohet fare mesim. Pedagoget vijne ne mengjes marrin mungesat ne oren 08.00 dhe i mbledhin po ne oren 12.00 per te marre edhe nje here mungesat dhe ky eshte mesimi qe ata zhvillojne. Askush nuk kujtohet se cfare bejne. Ata thane se pjesa me e madhe e tyre punojne ne klinika private ose universitete te tjera dhe nuk jane te interesuar per ta.

E dyta ata tregonin sesi akoma kane ne perdorim qofte si dispensa fotokopje dhe libra qe e kalojne moshen e tyre. Madje treguan libra ku u thureshin akoma lavde Partise qe sheroi nga semundjet e ndryshme kete popull. Tekstet qe jane ne perdorim jane perkthime me cilesi shume te dobet jo per nivelin e studentit dhe jashte programit te lendes.

E treta studentet treguan se mungojne laboratoret ose aksesoret perkates per te kryer eksperimente si ne fiziologji biokimi dhe farmaci ose mungese vendesh pune poltrona ne stomatologji. Ata treguan se akoma nuk e kane idene sesi mund te jete nje kancer nga pamja e jashtme dhe aq me pak ta shohin vete ne mikroskop. Ata treguan se jane kthyer ne papagaj qe perserisin ne menyre mekanike ato qe lexojne neper libra dhe se njohurite e tyre ne lendet baze si anatomia histologjia fiziologjia calojne shume pikerisht sepse ata nuk kane mundesi te hyne ne brendesi dhe thellesi te lendes nga mungesa e eksperimentit dhe bazes materiale.

E katerta ata thane se te shkosh ne sekretari per te marre nje vertetim ose rezultatet e provimeve te mbartura eshte nje torture e vertete. Ata kerkojne qe sekretaria te dixhitalizohet ne menyre qe cdokush ta gjeje ate qe kerkon vetem per disa sekonda. Ata thane se mungon ueb-sajti i fakultetit ku te jene treguar rregulloret statusi i studentit apo emrat e pedagogeve. Fakulteti i Mjekesise eshte i vetmi ne Europe i cili nuk ka nje sajt te tijin.

E pesta ata thane se libraria e FM eshte shume e varfer dhe me kapacitet qe nuk mban me shume se 30 veta dhe ne te shumten e kohes interneti nuk punon. Ata tregojne se atje mund te gjesh libra me shumice qe jane botuar para 40-50 vjetesh por asnje liber ose reviste te 10 viteve te fundit. Ata thane se ne ambientet e FM jashte tij nuk ka nje stol ku te ulen dhe te shfletojne nje liber pasi i gjithe ambienti eshte zene nga nje kafene gjigante.

E gjashta ata thane se infrastruktura e mesimdhenies calonte shume sepse ne shumicen e sallave te leksioneve aparatet e projeksionit dhe PC-te nuk punojne. Investimet ne kete fushe jane neglizhente.

E shtata ata thane se kane denoncuar ne dekanat pedagoge qe kerkojne leke ne shkembim te dhenies se notes kaluese por per kete nuk eshte bere asnje veprim dhe nuk eshte kthyer asnje pergjigje.

E teta ata kerkojne qe rregullorja e FM-se te jete e publikuar duke treguar detyrat te drejtat e studenteve dhe stafit pedagogjik.

E nenta ata kerkojne qe te kete me shume specializime dhe ato te behen te rregullta ku cdo vit te sundoje meritokracia dhe jo te shitet teza sic ka ndodhur shpesh keto vitet ku kane marre specializim gjoja me konkurs njerez qe kane mbaruar shkollen me pesa por qe kane paguar para.

E dhjeta e fundit por jo me pak e rendesishme ishte kerkesa e tyre e palekundur per mesim interaktiv me moton se si do ta zgjidh une problemin problem solving ose How do i do it. Ata thane se numerohen me gishtat e dores pedagoget qe e kryejne kete mision. Kjo eshte metoda e mesimdhenies qe vendet perendimore dhe jo vetem ne mjekesi kane aplikuar para 30 vjetesh ndersa ne nuk kemi filluar te mendojme akoma per kete.

Pra ky ishte dekalogu i kerkesave te studenteve te Fakultetit te Mjekesise. Per cudine time te madhe ne te dy mbledhjet qe une kam qene prezent nuk ka qene asnje perfaqesues nga dekanati i cili ka ne perberje kater persona dhe shume pak nga pedagoget qe akuzoheshin per neglizhence ne detyre.

Indiferenca e dekanatit mua nuk me duket cudi sepse ata jane katandisur per te ardhur keq si ne perrallat e Andersenit ku te gjithe e shikojne mbretin lakuriq por bejne sikur nuk e shohin. Ata mohojne kerkesat me se legjitime te studenteve. Tu mohosh deshiren e tyre per dije dhe te behesh avokat i atyre qe shkelin hapur ligjet e shtetit dhe qe nuk kryejne detyren me kryesore te tyre kjo per mendimin tim eshte e papranueshme ose papergjegjshmeri totale.

Ky dekan kur beri fushate per tu zgjedhur nuk la premtim pa leshuar sa majtas djathtas per idete sesi do ta transformonte kete fakultet por qe duket qarte qe ai me bemat e tij e ka katandisur kete institucion ne nje vend ku mund te marresh nje rroge te majme pa bere asgje dhe qe produkti qe i jep shoqerise cilesia e tyre eshte zero nenkupto cilesine e mjekeve te rinj.

Si nje pedagog i vjeter i ketij fakulteti qe kam nje stazh 25-vjecar ne kete institucion me lejoni te jap disa konsiderata per punen qe eshte bere ne kete institucion. Pas viteve lsquo90 FM filloi te ndryshonte programet dhe kurrikulat ne drejtim te mjekesise europiane perendimore. Edhe Europa dhe SHBA-ja bene investime kolosale ne FM. Jane dhene me qindra bursa per ne SHBA dhe Europen perendimore. Autori i ketyre radheve ka perfituar disa bursa te programit Tempus dhe Fullbright ne Amerike.

Keto bursa u dhane pikerisht per te revolucionarizuar ose ndryshuar me themel menyren e mesimdhenies per te pergatitur mjeket e rinj. U zgjodhen tekste te mira Franca per ti perkthyer dhe per ti perdorur nga studentet. U pergatiten disa module qe studenti eshte i detyruar ti njohe. Natyrisht keto te fundit nuk u realizuan. Me vone filluan te futen koncepte demokratike ne drejtimin e departamenteve dhe keshillit te fakultetit. Por u bene edhe gabime sic ishte rasti i prishjes se laboratoreve te fiziologjise dhe histologjise ku studentet mund te kryenin eksperimentet baze te mjekesise. Keta laboratore me lepuj kavie dhe bretkosa kane ekzistuar deri vone por me pas ato u zevendesuan me kafene gjigante brenda ambienteve te FM.

Per te qene te sakte duhet thene se ky rrenim qe studentet po e ndiejne tani ne kocke se ata mbarojne FM dhe nuk dine te bejne asgje ka kohe qe ka filluar edhe me perpara se te ishte ky dekan por perpjesetimet qe ka marre tani kaluan cdo parashikim. Ka kaluar me kohe pika kritike. Dekanati ka disa zv.dekane por une nuk mbaj mend ne histori te me kete ardhur dikush nga dekanati dhe te me kete thene te lumte ose te kunderten kur ka qene keq per nje leksion ose seminar. Sistemi i vleresimit te pedagogeve mungon krejtesisht si nga dekanati ashtu edhe nga studentet. Kjo eshte thjesht te mos kryesh detyren qe ke marre persiper me aq deshire per ta kryer. Po tu hedhesh nje sy kerkesave te studenteve te gjitha ato mund te kryhen vetem me vullnetin e dekanatit me disa fonde te vogla qe mund te realizohen shume thjesht por nuk duan ti bejne. Keta studente kane qene mjaft te durueshem kane qe ne vitin 2008 qe i kane parashtruar keto kerkesa por qe jane neglizhuar dhe denigruar nga ky dekan. Ai cfaredolloj angazhimi qe te marre tani per te kaluar lumin edhe kete here eshte i pabesueshem per masen e studenteve qe e kane votuar tre vjet me pare. Nuk po flasim ketu per reformat qe duhen marre ne sistemin e arsimit mjekesor qe ne jemi vite drite larg nga kerkesat le te themi minimale qe ka Europa per te na pranuar. FM duhet te ishte ne pararoje te kesaj reforme sepse vetem ketu jane softet elita mjekesore te cilat mundet dhe kane tagrin profesional te udheheqin keto reforma dhe kjo te mos lihej ne dore te politikaneve te cilet bejne vetem politike per te marre vota dhe aspak per reforma ne sistemin arsimor shendetesor. Europa ku ne enderrojme te gjithe te shkojme nuk mund te pranoje me mjeke qe nuk dine te bejne asgje sepse edhe barela-mbajtesit e urgjencave ne spitalet europiane kane nje trajnim special per ate vend pune. Po te vazhdohet gjate keshtu ju garantoj se shume shpejt do te vijne te punojne ketu mjeke te huaj te cilet mesojne shqip dhe mjeket qe kemi pergatitur ne nuk do te kene aspak vlera madje as si perkthyes. Kjo eshte nje teme mjaft e gjere dhe une nuk dua te zgjatem ketu por duke iu kthyer edhe nje here temes se studenteve me lejoni tu bej nje homazh dhe mirenjohje te gjithe pedagogeve mesuesve tane te mrekullueshem te cilet me zemer te hapur dhe me koken plot me njohuri bashkekohore na edukuan ne te jemi te afte te perballojme sfidat mjekesore te kohes dhe per me teper me aq pak mjete vetem nje shkumes dhe disa laboratore te thjeshte me disa mikroskope te vjeter arriten te krijonin nje brez mjekesh qe akoma po e drejtojne kete vend por qe per fat te keq te ketij brezi po i vjen radha e natyrshme te dale ne pensionhellip dhe cka vjen pas eshte shume e zymte.
Dixi a salvava mia amen Fola dhe shpetova shpirtin.

Prof/as Maksim Cela
Pedagog prane FM

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›