E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e të miturit, në gjyq mjekët

 

TIRANE – Vdekja e një fëmije 16 muajsh, që ishte dërguar me urgjencë nga Dibra në Tiranë për të marrë mjekime, për shkak të temperaturës së lartë, ka dërguar në bankën e të akuzuarve dy mjekë të QSUT-së, shefin e kirurgjisë faciale, Ramazan Isufi dhe anestezisti Bensar Shuteriqi, të cilët do të kryenin ndërhyrjen kirurgjikale të të miturit, por pa arritur ende të nisnin operacionin ai ka ndërruar jetë. Procesi ndaj tyre ka mbërritur në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të mbrojtjes, por që seancat e fundit nuk janë zhvilluar për shkak të mosparaqitjes së palëve dhe dëshmitarëve të kërkuar për të dhënë deklarime në gjykatë. Ngjarja për të cilën akuzohen dy mjekët ka ndodhur më 9 tetor 2006, kur fëmija ndërroi jetë para se të hynte në sallën e operacionit. Dy javë më pas mjekët u morën në përgjegjësi penale pasi gjendja civile refuzoi të ç’regjistronte fëmijën 16 muajsh, pasi i ati nuk paraqiti dokumentin që vërtetonte vdekjen.              f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›