Bisedime transparente AK Qeveria jo pazare me greket

Aleanca Kuqezi e konsideron një kërcënim të hapur vizitën e ministrit grek Lambrinidis të hënën në Shqipëri, i cili injoron vendimin e gjykatës kushtetuese të Shqipërisë për shfuqizimin e vendimit të kufirit detar.
Aleanca Kuqezi kërkon që bisedimet e së hënës mes qeverisë shqiptare dhe asaj të jenë transparente dhe larg territ diplomatik si dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare që të mos bëjë kompromis me çështjet kombëtare të ndarjes së kufirit, regjistrimit të popullsisë dhe çështjes çame.
Çdo pazar me këto tre çështje në këmbim të avokatisë greke në BE do të kontestohet ashpër nga i gjithë populli shqiptar” –tha Zaçe Islami, përfaqësues i Aleancës Kuqezi.