Vdes Dr. Talat Pallaska
Prof. Dr. Talat Pallaska ka vdekur sot, në moshën 81-vjeçare.
Dr. Pallaska në vitet 1972-73 ishte drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Prishtinë, ndërsa për merita të veçanta dekorohet me titullin Primarius. Në vitin 1972 u zgjodh mësimdhënës i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Pas një vargu publikimesh shkencore dhe pune të palodhshme, në vitin 1983 avancohet në titullin e profesorit ordinar.
Dr. Pallaska kreu edhe shumë detyra udhëheqëse. Në vitet akademike 1972-1974 ishte prodekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitet 1979-1981 ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1991, Pallaska largohet dhunshëm nga puna, ndërsa më vonë pensionohet si mjek dhe profesor i Fakultetit të Mjekësisë.
Mbledhja komemorative mbahet më 26 qershor (të dielën) në orën 11:00 në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, raporton TV21.
Kortezhi niset nga shtëpia e të ndjerit në Taslixhe I, nr. 8 në orën 14, kurse varrimi i të ndjerit bëhet më 26 qershor në varrezat e qytetit të Gjakovës, në orën 17.