E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunohet nga kunati i të dashurit

Korçë

Një vajzë që kërkonte një banesë me qira në Korçë është përdhunuar nga një i njohur i saj, i cili i kishte ofruar ndihmë. Vajza 24 vjeçe me inicialet D.L. nga fshati Ponçarë i Devollit është bërë viktimë e përdhunimit, kur shtetasi Elton Basholli nga Korça e kishte marrë me makinë, duke i thënë se i kishte gjetur një shtëpi në qytet. Burimet e policisë bëjnë të ditur se vajza ka hipur në mjetin e autorit, pasi ai është kunati i të dashurit të saj dhe i kishte thënë se do t’i tregonte një apartament. Nga hetimet ka rezultuar se vajza është detyruar me dhunë të kryejë marrëdhënie seksuale kur ka qenë në makinën e 34-vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë, ndërsa dje 24-vjeçarja i është drejtuar Policisë së Korçës me një denoncim ndaj Elton Bashollit. Ajo i ka treguar policisë rrethanat e ngjarjes dhe faktin se e njihte mirë 34-vjeçarin, pasi ky i fundit ishte kunati i të dashurit të saj. Policia, që ka nisur hetimet për këtë rast, ka thënë se autori është fshehur për t’i shpëtuar prangosjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›