E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes aksidentalisht në Greqi, sigurimet nuk paguajnë asgjë

Problemi

Rriten frikshëm rastet e aksidenteve në shtetet fqinje, ndërkohë që për të dëmtuarit nuk paguhet siguracioni apo lehtësohen procedurat për kthimin e trupave të tyre në atdhe. Sipas të dhënave, në pjesën dërrmuese të rasteve, emigrantët e aksidentuar nuk kanë përfituar siguracione, edhe pse u janë drejtuar organeve të drejtësisë. Rasti më i fundit është ai i një 27-vjeçari nga Ura Vajgurore. Erjon Vrapi është aksidentuar në kryeqytetin helen, Athinë, teksa udhëtonte me një motoçikletë tip “Piagio”. Ai është goditur nga një automjet i cili drejtohej nga një shtetas grek. Të afërmit tregojnë se i riu ka qenë duke u kthyer për në shtëpi kur është goditur nga një makinë tip “Toyota”, që i ka prerë rrugën duke e përplasur në tokë dhe më pas është larguar më shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Disa udhëtarë të rastit dhe të afërm janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por goditja ka qenë fatale për të riun nga Shqipëria. Të afërmit e emigrantit pohojnë se e kanë denoncuar rastin në polici, por deri më tani nuk është ndaluar asnjë person. Ndërkohë, ata nuk kanë përfituar asnjë pagesë për transportimin e trupit drejt vendlindjes apo për funeralin, edhe pse i riu ishte i punësuar ligjërisht dhe paguante sigurimet.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›