Zgjedhjet për drejtuesit e fakulteteve më 4 maj
Autori i Lajmit: red.
Më 4 maj të këtij viti, rikthehen zgjedhjet në universitete për postet drejtuese të institucioneve të Arsimit të Lartë. Në datën 4 maj do të zhvillohen zgjedhjet në Universitetin e Tiranës për dhjetë vende drejtuese në fakultete të ndryshme të UT-së, për shefa departamentesh si dhe drejtuesit e këshillave të fakulteteve. Megjithëse zgjedhjet për drejtuesit e rinj kanë përfunduar në janar të 2008-ës, pas një viti Ministria e Arsimit ka shpallur sërish zgjedhje të pjesshme. Sipas kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Dorina Panariti, zgjedhjet parashikohen të mbahen edhe në universitetet e rretheve, por në data të ndryshme.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2009