E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes duke marre shperblimin

FIER - Radhet e gjata ne sportelet e marrjes se pensionit ne qytezen e Patosit shkaktuan dje nje viktime, nderkohe qe edhe nje tjeter per pak sa nuk i doli fryma e fundit nga ngjeshjet e njerezve ne radhe. Zenepe Skenderaj, 76 vjece, nderroi jete pasditen e djeshme ne banesen e saj ne lagjen "29 Marsi". Gjate gjithe dites ajo pati nje gjendje tejet e rende shendetesore, qe u shkaktua nga radhet e pafundme te pensionisteve, qe duan te marrin sa me pare shperblimin e qeverise prej 50 mije lekesh te vjetra, me rastin e festave te fundvitit. Dy dite me pare, 76-vjecarja shkoi per te terhequr pensionin rreth ores 11.00, por ne poste, radhet e gjata te te moshuarve qe shtyheshin me njeri-tjetrin e lane ate pa "fryme" dhe si pasoje e moshuara humbi ndjenjat. Edhe pse u dergua ne spital, ku iu dha ndihma e nevojshme, Zenepe Skenderaj shkoi ne banesen e saj ne gjendje jo te mire shendetesore. Pasditen e djeshme, gjendja e saj u perkeqesua dhe ajo nderroi jete, pa mundur te rezistoje me shume. Megjithate, diten e djeshme, nje tjeter i moshuar humbi ndjenjat, teksa shtyhej per te marre sa me shpejt pensionin. 70-vjecari kishte shkuar qe heret per te terhequr leket qe i takonin, por ne radhe e siper ate e shtyne kaq shume, saqe i ra te fiket dhe iu nevojit ndihma mjekesore. R. Saraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›