Vdes gazetari Shaban Hyseni
Nga Express më 21 maj 2011 në ora 20:11
Në moshën 68-vjeçare u nda nga jeta Shaban Hyseni, punëtor shumëvjeçar i Radio Televizionit të Prishtinës.
Gjatë karrierës gazetareske, Shaban Hyseni ka punuar si gazetar, redaktor, kryeredaktor si dhe drejtor i Radio Prishtinës.
Ishte kuadër i dalluar politik, shoqëror dhe diplomatik i kohës. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën në orën 13, në varrezat e qytetit në Prishtinë.