Turqia, model për zhvillim
Nga Express më 21 maj 2011 në ora 20:44
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se partneriteti i Kosovës me Turqinë është shumë i rëndësishëm në lëmin e zhvillimit ekonomik.
“Partneriteti me Turqinë për ne është i një rëndësie të veçantë jo vetëm në tekstil, po edhe në segmente dhe sektorë të tjerë. Me siguri, nga Turqia mund të mësojmë modelin se si duhet të zhvillohet ekonomia dhe ajo mund të shërbejë si udhërrëfyes shumë i mirë për Kosovën”, ka thënë Gerxhaliu.
Këto komente, ai i bëri pas një takimi me kryetarin e Komisionit të Tekstilistëve të Adanës.