E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes i burgosuri shqiptar që u rrah në burg



GREQI – Ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar Lulëzim Kago, i cili është rrahur disa ditë më parë në Burgun e Korfuzit. Edhe pse i burgosuri shqiptar u dërgua menjëherë në Spitalin e Janinës, nuk mundi të mbijetonte, pasi plagët e marra ishin shumë të rënda.
Sipas informacioneve të fundit, Lulëzim Kago vdiq për shkak të plagëve të marra dhe trupi i tij pritet të dërgohet nga autoritetet greke në Shqipëri. Këto të fundit kanë nisur edhe një hetim për zbardhjen e rrethanave të sherrit që nisi në burgun e Korfuzit dhe që i mori jetën 28-vjeçarit.
Sherri i ndodhur disa ditë më parë përfshiu një grup të burgosurish grekë, rusë dhe shqiptarë, ku sipas të dhënave paraprake u mësua se shkak kishte qenë komandimi i burgut. Kago u godit me sende të forta në kokë dhe në trup, duke pësuar plagë të rënda, të cilat i sollën dhe vdekjen.

Kanos administratorin e “TV Kabllori Bilisht”, ndiqet penalisht

BILISHT – Kanos administratorin e “TV Kabllori Bilisht”, ndiqet penalisht 29-vjeçari. Policia e Korçës bën të ditur se ka nisur një hetim në gjendje të lirë ndaj Ervin Xhaxhit, pasi ky i fundit ka kanosur për motive të dobëta në zyrën e tij Nevruz Mersulin, me detyrë administrator i “TV Kabllori Bilisht”.
Menjëherë policia ka nisur punën për identifikimin e shkaqeve të këtij veprimi, si dhe ka nisur procedimin penal për “kanosje” ndaj Ervin Xhaxhit.

1 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›