E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pitela: “Në KE do të kërkojmë përshpejtimin e heqjes së vizave”



Pas takimit me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Xhovani Pitela, është ulur me deputetë të Partisë Socialiste në një aktivitet me tematikë “Vizat” te hotel “Adriatik” në Durrës. Të pranishëm në aktivitet kanë qenë deputetët e PS-së: Gramoz Ruçi, Eduard Shalsi, Taulant Balla, Ledi Shamku, Olta Xhaçka, Blendi Klosi, Ilir Beqja etj. Në një prononcim për mediat, Pitela bëri apel për një klimë të qetë politike në Shqipëri. Zv.presidenti Pitela, gjatë aktivitetit diskutoi për liberalizimin e vizave, ku theksoi se do t’i kërkojë Komisionit Europian përshpejtim të procedurave për Shqipërinë. “Shprehim impenjimin tonë për t’ju mbështetur në aspiratën e drejtë për integrim në BE. Do të mbështes dhe parashtroj në Komisionin Europian dhe te vetë komisionerja Sesilia Armstrong, nevojën për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave, siç ndodhi me vendet e tjera të Ballkanit”, - tha Pitela.

1 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›